By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zodiaku dhe e vërteta mbi horoskopin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kuitni > Zodiaku dhe e vërteta mbi horoskopin?
Kuitni

Zodiaku dhe e vërteta mbi horoskopin?

Kosova Times
Last updated: 2025/02/03 at 8:50 PM
Kosova Times Published February 3, 2025
Share
SHARE

Sahudin M.Hysenaj,astronom

Horoskopi është një art parashikues mjaft tërheqës për ti bërë qejf vetes, për ta kaluar një ditë të mbarë, por assesi nuk ka ndonjë argument shkencor dhe çfarëdo procesi apo dukurie që nuk ka bazë shkencore është i pavertetë. Lëvizja e dukshme e Diellit nëpër ekliptikë kalon nëpër 13 yjësi që mbajnë emra njerëzish dhe kafshësh.

 

Dymbëdhjetë nga këto yjësi kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve qysh në kohërat e lashta.

Sfondi i qiellit që zënë këto yjësi quhet zodiak ose brez i zodiakut. Kryesisht në saje të pozitës së Diellit, Hënës, planetëve dhe yjësive të zodiakut formulohen HOROSKOPET, të cilët nuk janë asgjë tjetër përpos një argëtim i rrejshëm, por i lezetshëm ditor. Nga ana tjetër me horoskopin vazhdimisht mashtrohen njerëzit gjoja për ti ndihmuar në njohjen e karaktereve dhe fatit të tyre.

 

Shkenca më e vjetër e njerëzimit – astronomia dhe astrologjia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe falë zhvillimit të hovshëm të astronomisë pothuajse astrologjia “binjakja”e rrejshme mistiko-fetare e astronomisë është e neglizhuar tërësisht. Logjikisht dhe shkencëtarisht nuk ekziston asnjë lidhje në mes të Hënës,Diellit, planetëve dhe yjësive të largëta me fatin e njerëzve,të cilët jetojnë në një pike krejt të zakonshme të universit. Pavarësisht nga përpjekja e drejtë e astronomisë që ti shmangemi parashikimit te fatit sepse është vetëm një iluzion prapë se prapë njerëzit me paragjykime ndër më të ndryshmet e kryesisht ata me paragjykime fetare i besojnë shumë astrologjisë së rrejshme dhe e kanë në mendje se me anë të horoskopit do ta gjejnë fatin e tyre jetësor.

 

Faktikisht në të kaluarën e largët kur shkenca ende nuk ishte e hovshme, nëpër mbretëri të ndryshme kishte edhe parashikues të veçantë, të cilët udhëzonin dhe inspironin udhëheqësit e tyre se si të jenë të plotpushtetshëm, se si t’ia dalin mbanë qoftë në luftë,qoftë në politikë apo në përditshmërinë e tyre.

Parashikuesi më i madh i të gjitha kohërave Nostradamusi,vërtetë në njëfarë mënyre ka qenë i saktë në shumë nga parashikimet e tija, por në dallim nga të tjerët, Nostradamusi kishte vizion dhe kishte njohuri në ligjet e fizikës, të cilat i dhanë përkufizim parashikimeve të tija e në veçanti në fushën e hipnozës dhe magjisë ku këto të fundit dallojnë shumë  nga parashikimi i fatit,horoskopi … Sepse me truqe njerëzit mund të argëtohen dhe të çuditen befasishëm, faktikisht secili truk përmban në vete talent, fshehetësi,shkathtësi, ku realisht kjo nuk është ndonjë fuqi mbinatyrore,që e kanë në vete këta çudibërës (Sehirëbaz), por këtë e kanë perfeksionuar si zanatin e tyre për tu sjellë përfitime duke e joshë publikun e cilës do kategori. Krejt normale edhe njerëzit e thjeshtë parashikimin,hipnozën dhe magjinë mund ta ushtrojnë, përpunojnë dhe eksplorojnë secili,veç e vec. Kryesisht në vendet e varfra njerëzit ushqehen me këtë lloj besimi dhe kësisoji besojnë shumë në horoskop, fatkeqësisht kjo

është e theksuar dukshëm edhe te ne shqiptarët me theks të veçantë te gjinia femërore dhe adoleshente,të cilët janë shumë të pasionuar pas këtyre gjërave të kota dhe përrallore.

 

Veçanërisht aty ku dominon varfëria po aty aq më shumë ushqehen ndjenjat për parashikimin e fatit dhe atë të natyrave të ndryshme qoftë edhe duke kërkuar fatin nga parashikuesit e rrugëve në letra,

kafe, linja të dorës etj. Madje, disa njerëz i ushqejnë ndjenjat e tyre edhe më keq duke u pasionuar pas lojërave të fatit, të cilat falë teknikës bashkëkohore janë të programuara vetëm ti mbledhin paratë e ndoshta rrallë herë me një përqindje simbolike të parave, kur e kanë disponimin pronarët e aparateve edhe mund t’ua japin lojtarëve të rastit, por megjithatë nga të dyja këndvështrimet njerëzit gjejnë prehje, por duke e shkatërrur veten e tyre moralisht ose materialisht.

Yjësitë e zodiakut janë:Dashi, Demi, Binjakët, Gaforrja,Luani, Vajza, Peshorja,Akrepi, Shigjetari, Bricjapi,Ujori dhe Peshqit. Nëpër zodiak projektohen edhe lëvizjet e planeteve, Hënës dhe shumica e kometave.

Që përallogaritjet, produkt i lëvizjes së dukshme të Diellit nëpër ekliptikë të jenë të thjeshta e të kapshme sipas traditës yjësia e 13-të nëpër të cilën kalon ekliptika, yjësia e gjarpërmbajtësit anashkalohet në brezin e zodiakut, me qellim që secila yjësi te korrespondon me njërin nga 12 muajt e vitit respektivisht, me të ashtuquajturat shenjat e horoskopit.

Dielli qëndron nëpër 12 ndarjet e zodiakut, nëpër secilën ndarje qëndron afërsisht për një muaj. Gjatë secilit muaj zhvendoset afërsisht 30 (tridhjetë shkallë) nëpër ekliptikë dhe për një vit kryen një rrotullim të plotë. Yjësitë ku ndodhet aktualisht Dielli nuk shihen. Lirshëm i shohim yjësitë diametralisht të kundërta me ato. Në vjeshtë shihen yjësitë e pranverës,në pranverë ato të vjeshtës, në dimër yjësitë e verës e në verë yjësitë e dimrit.

 

Nëse i krahasojmë pozitat e pikave të ekuinokseve (barazisë) sot dhe para 2000 viteve shohim se këto pika për një yjësi janë zhvendosur. Dikur në kohërat e lashta pika e ekuinoksit pranveror ka qenë në yjësinë e Dashit. Për nostalgji edhe në ditët e sotme në këtë pikë vendosim simbolin me brirët e dashit edhe pse realisht për shkak të njërës nga 12 lëvizjet kozmike të tokës (preçesionit), sot, kjo pike është zhvendosur në yjësinë e peshqve. Kjo lëvizje kozmike e Tokës – Preçesioni sjell edhe ndryshime të ndjeshme në koordinatat astronomike të objekteve qiellore, në gjatësinë e stinëve të vitit dhe tërësisht në sfondin e qiellit tone nga njëherë gjërat që nuk mund ti ndryshosh, kujdes mos të ndryshojnë ato ty!

Shpresojmë secili nga ne të bëjë ndryshime pozitive për një të ardhme me të mirë por gjithsesi në gjuhen e shkencës ekzakte, moderne dhe të kohës dhe assesi ne gjuhën e parashikimeve te fatit të cilat sikur thotë një fjalë e jona popullore janë vetëm ëndërra me sy hapur, andaj ëndërra me sy myllur përplot me fantazi të kota është vetë- astrologjia me theks të vecantë horoskopi e në anën tjeter endërrat me sy hapur përplot me iluzione të cilat dita dites po bëhën realitet është vetë –astronomia me theks të vecantë fizika e gjithësisë .

Pse astronomia, e jo astrologjia?

Përgjigje: Për nga kuptimi i fjalëve përbërëse, astronomia dhe astrologjia janë identike (astron, do të thotë yll, ndërsa nomos do të thotë ligj, ndërsa logos do të thotë dije apo shkencë). Madje astronomët dhe astrologët edhe origjinën e formimit të tyre e kanë të përbashkët, sepse në fillim ishte vetëm një bashkësi studiuesish të cilët merreshin me trupat qiellorë (yjet) dhe lëvizjet e tyre – dhe që meritonin emrin astrologë. Mirëpo, ndërkohë një pjesë e këtyre studiuesve pretendonte se me anë të pozitës dhe lëvizjes së trupave qiellorë mund të shpjegohet dhe të parashikohet edhe fati i çdo individi veç e veç; ndërsa, pjesa tjetër e studiuesve i mbeti besnik studimit shkencor të Gjithësisë. Në këtë pikë edhe u ndanë përfundimisht astronomia dhe astrologjia. Astronomia është shkencë; astrologjia është veprimtari joshkencore, e cila merret me gjoja parashikim të fatit të njerëzve .Ne këtu

mësojmë dhe duhet të adhurojmë astronominë …

You Might Also Like

Horoskopi ditor për 17 maj

Horoskopi ditor për 16 maj:

Horoskopi ditor për 16 maj

Horoskopi ditor për 15 maj

Horoskopi ditor për 14 maj

Kosova Times February 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kuvendi sot nderon Ilaz Kodrën dhe mbanë seancë të rregullt plenare

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Horoskopi ditor për 12 Mars
2310 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
FSSHRK fillon edicionin e katërt të Shkollës Dimërore të Skijimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?