Ajo ka bërë të ditur se veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së KQZ-së, dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Ndryshe komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Ky lajm është bërë i ditur për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.