“Gardhin e oborrit e kemi thurë cep më cep, e kemi dyfishuar buxhetin për ushtarë e policë, kemi investuar në trajnime dhe e kemi shumëfishuar buxhetin për ushtri”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu është zotuar për mbështetje në prodhimtari si dhe investime kapitale. “1 miliard euro për prodhimtari, dhe po aq për investime kapitale”, ka thënë ai.

Kurti ka premtuar po ashtu investime në fushën e shëndetësisë e në arsim si dhe rritje të mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.