By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehmedi i dedikon koncert-homazh heroinës Ylfete Humolli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehmedi i dedikon koncert-homazh heroinës Ylfete Humolli
Lajme

Mehmedi i dedikon koncert-homazh heroinës Ylfete Humolli

Kosova Times
Last updated: 2025/02/04 at 3:58 PM
Kosova Times Published February 4, 2025
Share
SHARE

Besiana Mehmedi të shtunën ka pasur një performancë fantastike, të cilën kemi pasur mundësi ta ndjekim live përmes Televizionit të Kosovës.

 

Koncerti nisi me monologun “35 vjet pa Ylfeten”, shkruar nga Besiana, mbi bazë të rrëfimeve të vërteta të familjarëve, gërshetuar me muzikë dhe balet nga koreografja Sabrie Spahiu. Pas kësaj pike tepër emocionale u interpretuan Himni i Kosovës dhe ai i Shqipërisë dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së heroinës e cila edhe pas 35 vjetësh mbahet mend si viktima ndërkombëtare që preku thellë ndërgjegjen e njerëzimit.

Besiana Mehmedi ka shkëlqyer me këngën dedikuar Ylfete Humollit dhe me këngën dedikuar të gjithë heronjve të kombit dhe UÇK-së. Paraqitja e saj u përcoll me ovacione dhe duartrokitje të pandalshme në teatrin e Podujevës. Gjatë moderimit u vu në pah ndikimi i Ylfetes në çështjen shqiptare, posaçërisht shkrimet në gazetën “Washington post”, kur Dejvif Bajnder kishte shkruar “Kur viktima të ngushëllon”, pas bisedave me babën Isë, i cili me krenari fliste për Ylfeten dhe gatishmërinë e tij që t’i falë gjithçka Kosovës, siç edhe ndodhi që në vitin 1999 të bie dëshmor djali i tij Mentori në betejën e Koshares.

Ishte dinjitoze paraqitja e profesoreshës nga Tirana, Rudina Ciko, e cila shkëlqeu me ekzekutimin e veprës “Qirinj në erë”, ku së bashku me Besiana Mehmedin sollën një moment historik, kur në Departamentin e Shtetit amerikan ishin paraqitur dëshmitë për vrasjen e Ylfetit e cila tronditi tërë Kosovën.

Në koncertin homazh morën pjesë edhe sopranoja e njohur Adelina Paloja, e cila, përveç pikave solistike, i është bashkangjitur në këtë rrugëtim artistes Besiana Mehmedi në duetet “Vendi im”, “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Valsi i lumturisë” si dëshirë e Ylfetes dhe gjithë dëshmorëve që përjetësisht jeta të lulëzojë dhe Kosova të gëzojë vetëm pranvera.

Programin e përcolli në piano Alba Muçoli, ndërkaq kontribut të madh në realizimin e koncertit dha maestro Zhani Ciko dhe u prit me nderimet më të larta në Podujevë, duke u ngritur e tërë salla në këmbë si përkulje për kontributin e tij në kulturën shqiptare dhe në këtë koncert homazh.

Në emër të familjes, Vlora Humolli, e cila është drejtoreshë në njërën nga drejtoritë e komunës së Podujevës, i falënderoi të pranishmit që mbajnë gjallë kujtimin për të. Ajo ftoi në skenë udhëheqësin artistik të kësaj ngjarje, Shkodran Tolaj, i cili në një kohë rekord ka bërë një punë të jashtëzakonshme e të nivelit të lartë artistik që e meriton Ylfetja dhe çdo dëshmor i lirisë.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times February 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

Kosova Times Kosova Times March 21, 2023
Rusia e konfirmon tërheqjen e forcave ruse nga Izium dhe Balakliya
Reagimi konkret i NATO-s ndaj dronëve mbi Danimarkë ka mbërritur
Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri: Respektoni vlerat njerëzore
Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një post ushtarak në Pakistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?