By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Në krye të Kishës Autoqefale do zgjidhet kryepeshkop shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Në krye të Kishës Autoqefale do zgjidhet kryepeshkop shqiptar
Lajme

Rama: Në krye të Kishës Autoqefale do zgjidhet kryepeshkop shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2025/02/04 at 10:25 AM
Kosova Times Published February 4, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjidhet një kryepeshkop shqiptar.

 

Duke iu referuar amanetit siç e quajti ai të kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të përfytyrohet kryepeshkop tjetër përveçse të qenit shqiptar.

Në komunikimin e tij me qytetarët në rrjetin social, në Facebook përmes rubrikës ‘Sy më sy’ Rama tha se ashtu siç grekët nuk do ta pranonin një kryepeshkop serb apo bullgar ashtu edhe në Shqipëri është e logjikshme që në krye të Kishës Autoqefale të jetë një kryepeshkop shqiptar.

Zgjedhjen e Anastas Janullatosit në krye të kësaj kishe Rama e justifikoi duke thënë se Shqipëria nuk mund të zgjidhte tjetër person për sa kohë nuk kishte një kryepeshkop për shkak të ndërprerjes së gjatë të besimit nga regjimit komunist.

“Unë besoj që me amanetin e tij publik dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta kryepeshkopi Janullatos ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza të asnjë natyre lidhur me rolin dhe figurën, me bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale , kur ka thënë se pasardhësi im duhet dhe do të jetë një shqiptar.

Kur ka thënë që “ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një koloni por për Kishë Autoqefale dhe njësoj si ne, ashtu edhe grekët nuk e parafytyrojnë dot në Greqi një kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të parafytyrohet në Shqipëri, dikush tjetër përveçse një kryepeshkop shqiptar.

Ndërkohë në momentin e ardhjes së tij ishte e pashmangshme vendosja e një kryepeshkopi jo shqiptar për shkak se ne nuk e kishim për shkak të një ndërprerje të gjatë historike mundësinë që të vendosnim një kryepeshkop shqiptar.

Kjo është e thjeshtë dhe të gjitha teoritë e konspiracionit dhe të gjitha luftërat imagjinare të bazuara të frymëzimet nga shekujt e kaluar kur realisht patriotët shqiptarë kanë pasur probleme të rënda deri edhe kanë humbur jetën për shkak të konflikteve të caktuara të Kishës janë pavend sot në shekullin 21”, u shpreh Rama.

 

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times February 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilli i BE vendosi sanksione kundër nëntë rusë për persekutimin e Kara-Murza

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
Agjencia për Informim dhe Privatësi bën thirrje për publikim proaktiv të informatave nga institucionet publike në Ditën Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion
“E gjithë ushtria serbe ngritët për dronat e dasmave”, Ponosh ironizon me rrëzimin e dronit
Chollet dhe Escobar pritet të vizitojnë Kosovën javën e ardhshme
Gërvalla: Greqia së shpejti e njeh Kosovën, në Poloni do të hapim ambasadë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?