By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Specialja dënon Shalën me 3 vite burgim, Januzin e Bahtijarin me nga 2 vite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Specialja dënon Shalën me 3 vite burgim, Januzin e Bahtijarin me nga 2 vite
Lajme

Specialja dënon Shalën me 3 vite burgim, Januzin e Bahtijarin me nga 2 vite

Kosova Times
Last updated: 2025/02/04 at 4:37 PM
Kosova Times Published February 4, 2025
Share
SHARE

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur vendimin për dënim me burg ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarin për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

 

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt- Foglia, Haxhi Shala dënohet me tri vite burg, ndërsa Januzi dhe Bahtijari me nga dy vite burgim. Atyre do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburugim.

Ndërkaq, ata janë dënuar edhe me 500 euro gjobë ndaj viktimës 1, në këtë rast, prej të cilave 400 euro do t’i paguaj Shala, 100 euro Januzi, ndërsa Bahtijari nuk do të paguaj.

Në njoftimin për media thuhet se Prokurorja e Specializuar Kimberly West e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit në rastin Sabit Januzi dhe të tjerët si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Aty thuhet se, si Haxhi Shala, ashtu edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, miratuan në marrëveshje të veçanta për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim.

Kundër të akuzuarve ishin ngritur padi për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në DHSK pranojnë vullnetarisht fajin e tyre,” tha Prokurorja e Specializuar.

“Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në DHSK, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë. Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin”, ka thënë ajo.

“ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja. Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së.”

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times February 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 12, 2024
Izraeli premton pushtim tokësor në Gaza
Bardem mbante një keffiye palestineze në Çmimet Emmy: Nuk do të punoj me ata që mbështesin gjenocidin
Është zhvilluar java e katërt e së ligës së parë për meshkuj dhe ligën e dytë A, B dhe C
Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?