By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohet Sekiraqa me 4 vjet e gjysmë burgim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dënohet Sekiraqa me 4 vjet e gjysmë burgim
Lajme

Dënohet Sekiraqa me 4 vjet e gjysmë burgim

Kosova Times
Last updated: 2025/02/05 at 4:19 PM
Kosova Times Published February 5, 2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Sekiraqës, duke e dënuar me dënik unik me 4 vjet e gjysmë burgim pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Vrasje në tentativë” në “Lëndim të lehtë trupor”, si dhe për armëmbajtje pa leje. Kurse, Muhedin Haliti u lirua nga akuza.

I akuzuari Shkumbin Sekiraqa- djali Salih Sekiraqës (njërit prej të dyshuarve për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator në Aktash në Prishtinë), akuzohej për tentim vrasjen e Pajtim Gashit, (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimim ndaj Sekiraqës dhe Halitit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Naser Foniqi.

Sipas aktgjykimit, Sekiraqa u dënua me 4 vjet burgim për “Lëndim të lehtë trupor” vepër kjo që iu rikualifikua nga “Vrasja në tentativë”. Kurse, me 1 vjet burgim u dënua për armëmbajtje pa leje.

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Sekiraqës, duke e dënuar me dënik unik me 4 vjet e gjysmë burgim pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Vrasje në tentativë” në “Lëndim të lehtë trupor”, si dhe për armëmbajtje pa leje. Kurse, Muhedin Haliti u lirua nga akuza.

I akuzuari Shkumbin Sekiraqa- djali Salih Sekiraqës (njërit prej të dyshuarve për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator në Aktash në Prishtinë), akuzohej për tentim vrasjen e Pajtim Gashit, (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimim ndaj Sekiraqës dhe Halitit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Naser Foniqi.

Të akuzuarit Sekiraqa i vazhdohet paraburgimi deri më plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 gusht 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbin Sekiraqës (djali i të dyshuarit për vrasjen në Aktash, Salih Sekiraqa), i cili akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi).

Sipas aktakuzës, më 4 mars 2024, në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, derisa ishte duke lëvizur me veturë, pronë e të pandehurit Muhedin Haliti, Shkumbin Sekiraqa ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një automjet tjetër në atë rrugë. I pandehuri Sekiraqa për arsye të panjohura, me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, pas bisedës me NN personin, i vihen pas të dëmtuarit Gashi, dalin nga vetura dhe i drejtohet me fjalët “Paja shoq a po me njeh mu”.

Sipas aktgjykimit, Sekiraqa u dënua me 4 vjet burgim për “Lëndim të lehtë trupor” vepër kjo që iu rikualifikua nga “Vrasja në tentativë”. Kurse, me 1 vjet burgim u dënua për armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 4 vjet e 6 muaj burgim.

“Rikualifikimi është bërë sepse ne kemi ardhë në përfundimin se Sekiraqa i ka pasë të gjitha mundësitë me privu nga jeta, por nuk e ka bërë. Atë nuk e ka penguar asgjë që të shtie në pjesë të tjera të trupit dhe me kondak e ka goditur në kokë, për këtë e kemi bë rikualifikimin”, tha gjyqtari Foniqi.

Por, Sekiraqa u lirua nga akuza për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi nuk u provua se ka kryer këtë vepër penale.

Kurse, Muhedin Haliti u lirua nga akuza për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprave penale”.

I akuzuari Sekiraqa obligohet të paguajë paushallin gjyqësor prej 200 euro dhe 50 euro për kompensimin e viktimave.

Të akuzuarit Sekiraqa i vazhdohet paraburgimi deri më plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 gusht 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbin Sekiraqës (djali i të dyshuarit për vrasjen në Aktash, Salih Sekiraqa), i cili akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi).

Sipas aktakuzës, më 4 mars 2024, në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, derisa ishte duke lëvizur me veturë, pronë e të pandehurit Muhedin Haliti, Shkumbin Sekiraqa ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një automjet tjetër në atë rrugë. I pandehuri Sekiraqa për arsye të panjohura, me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, pas bisedës me NN personin, i vihen pas të dëmtuarit Gashi, dalin nga vetura dhe i drejtohet me fjalët “Paja shoq a po me njeh mu”.

Aktakuza thotë se më pas e sulmojnë fizikisht, në atë mënyrë që fillimisht Shkumbin Sekiraqa nxjerrë armën e zjarrit duke shtënë në drejtim të Gashit, e më pas e godet në kokë me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe një plagë në këmbë të djathtë.

Aty thuhet se i dëmtuari Gashi, edhe pse ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Me këtë, Sekiraqa akuzohej se në bashkëkryerje me NN personin, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, Sekiraqa me anë të përdorimit të armës në vend publik, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve. Kjo pasi derisa ka shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarit Pajtim Gashi, ka rrezikuar personat e tjerë që ishin në rrugë.

Me këtë, Sekiraqa akuzohej se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë, i pandehuri Sekiraqa prej kohës së panjohur, ka mbajtur në posedim armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin për armët.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Kurse, Muhedin Haliti, thuhet se me dashje ndihmoi të pandehurin Shkumbin Sekiraqa, duke fshehur provën- veturën e cila ishte pronë e tij (Halitit), të cilën Sekiraqa e ka pasur në shfrytëzim në ditën kritike. Më tej, thuhet se as kryerjes së veprës penale nga Sekiraqa, i akuzuari Haliti, e ka fshehur veturën në garazhin e tij dhe kur ishte pyetur nga pjesëtarët e policisë, kishte deklaruar se e ka shitur.

Me këtë, Muhedin Haliti akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par. 1 të Kodit Penal.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times February 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
S’gabon Reali, mposht Girona-n
Një djalë është qëlluar me armë zjarri në Australi. Familjarët e arrestuar, mes tyre një 14-vjeçar
Media: Të paktën 165,000 rusë do të kenë vdekur në luftën në Ukrainë deri në fund të vitit 2024
“Ky lloj peshku i konservuar është më i shëndetshmi”: I bën mirë zemrës, hajeni 2 deri në 3 herë në javë, këshillon mjeku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?