Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Pejë nën dyshimet për vrasje në tentativë, ndërsa një tjetër vazhdon të jetë në arrati.
Siç bëhet e ditur nga policia, rasti ka të bëjë me rrahjen që kishte ndodhur më 29 janar në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ditën që policia nё vendin e ngjarjes, kishte gjetur dhe sekuestruar tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё fishek i gjallё dhe njё kokё plumbi.
“Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё pistoletё 6mm”, thuhet nbë njoftyiin nga Policia e Kosovës rreth këtij rasti.
Tutje bëhet e dtur se hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast.
“Nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё armё (me mulli) dhe njё pistoletё (lodёr në formё shkrepëse), ndёrsa njё i dyshuar ende ёshtё nё arrati”, thotë policia.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr nga tё dyshuarit janë dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.