Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka thënë se me nëntë asamblistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca, njofton Zyra për informim e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Pas dështimit të seancës, kryetari i Gjilanit,  Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media.