Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi që dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 10 gusht të vitit 2024 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192”.