By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Çdo gjë më pak se kontrolli amerikan i Grenlandës është e papranueshme
January 14, 2026
Tërbohet Vuçiç, i shmanget takimit me delegacionin evropian!
January 14, 2026
Një dhomë e fshehtë shfaqet në Londër, zbulohet ajo që po planifikojnë kinezët
January 14, 2026
Seanca e radhës në rastin “Banjska” mbahet më 16 janar
January 14, 2026
Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke
January 14, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alarme të rreme për bomba në shumë shkolla të vendit, MPB-ja apelon për qetësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Alarme të rreme për bomba në shumë shkolla të vendit, MPB-ja apelon për qetësi
Rajon / Botë

Alarme të rreme për bomba në shumë shkolla të vendit, MPB-ja apelon për qetësi

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 3:50 PM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Denoncimet e rrejshme për bomba në shkollat e vendit u rikthyen sërish. Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se sot në e-mailet zyrtare të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë marrë njoftime për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Pas këtyre raportimeve MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat ndërsa nga kontrollet e kryera rezulton se bëhet fjalë për njoftime të rreme. Gjithashtu, MPB-ja bën thirrje për qetësi dhe shmangien e përhapjes së dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.

“Po bashkëpunojmë me partnerët tanë të Interpolit dhe Europolit, dhe kemi disa pista nëse mund të themi kështu. Komunikojmë edhe me kolegët nga Kroacia që para ca ditësh u përballën me këtë situatë. Bisedohet për rreth 240 denoncime, por falënderoj policinë që reaguan shpejt dhe pa ngritur panik, bënë kontrollet ku duhej bë sipas protokollit. Atje ku parametrat ishin pozitive mësimi rinisi shpejt, atje ku kishte nevojë u bënë kontrolle shtesë por pamë se gjithkund bisedohej për denoncime të rreme. Tani për tani nuk do doja të ndaj më shumë informata sepse mund të dëmtojmë hetimin, por duket që dikush ka për qëllim të ngre panik tek qytetarët”, deklaroi Aleksandar Janev, Shef i Byrosë për Siguri Publike.

Ndër shkollat që pranuan paralajmërime për bomba janë ato të komunave Qendër, Gazi Babë, Butel dhe Aerodrom. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska apeloi punonjësit e arsimit që për çdo lloj komunikimi të vënë në shfrytëzim vetëm e-mailet zyrtare.

“Komunat, nën kompetencë të së cilave janë shkollat gjithashtu kanë detyrimet e veta ,edhe pse një numër i madh i shkollave kanë, propozojmë që gjithkund sipas mundësive te angazhohen sigurime fizike dhe te instalohen video mbikëqyrje. Gjithashtu, shkollat duhet qe në këtë periudhë të ndjeshme të jenë të kujdesshëm rreth asaj se kush dhe si hyn në objekt”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Gjithashtu, nga Byroja për Siguri Publike bën të ditur se nga sot, policia në mënyrë shtesë do të bisedojë me të gjithë drejtorët e shkollave për t’u dhënë instruksione të sakta se si duhet vepruar në rast të përsëritjes së denoncimeve të tilla. /Alsat.mk

You Might Also Like

Trump: Çdo gjë më pak se kontrolli amerikan i Grenlandës është e papranueshme

Tërbohet Vuçiç, i shmanget takimit me delegacionin evropian!

Një dhomë e fshehtë shfaqet në Londër, zbulohet ajo që po planifikojnë kinezët

65 liderë botërorë në forumin e elitës globale

Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 të vdekur RTKlive/RTSH

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Feronikeli ‘74 `ngrin` Ballkanin

Kosova Times Kosova Times February 21, 2025
Moti në Shqipëri me reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe dëborë në Alpe
Anglia merr fitore të lehtë ndaj Finlandës
Gërvalla e Landsbergis flasin për sfidat e sigurisë në rajon e Evropë
Detaje nga megaopracioni, mes të arrestuarve edhe Astmer Bilali, pjesë grupit kriminal “Bajri”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?