By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokracia e Serbëve në Kosovë nën tronditjen e manipulimeve dhe shantazheve të Listës Serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Demokracia e Serbëve në Kosovë nën tronditjen e manipulimeve dhe shantazheve të Listës Serbe
Opinion

Demokracia e Serbëve në Kosovë nën tronditjen e manipulimeve dhe shantazheve të Listës Serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/02/08 at 12:20 AM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç Kuçi- Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”

A është e drejtë e garantuar zgjedhja e lirë, apo Lista Serbe ka fuqinë ta shkelë këtë parim themelor?
Procesi zgjedhor në Kosovë po përballet me ndërhyrje sistematike dhe të koordinuara nga Lista Serbe, e cila ka shndërruar votën në një mekanizëm kontrolli politik dhe frikësimi. Në vend që zgjedhjet të shërbejnë si mjet i lirisë demokratike, ato janë shndërruar në një instrument shantazhi dhe manipulimi, ku qytetarët serbë në Kosovë po detyrohen të votojnë jo sipas bindjes së tyre, por për të shmangur pasoja konkrete.

1️. Shantazhi ndaj punëtorëve të sektorit publik
Mësuesit, mjekët dhe punonjësit e tjerë të institucioneve që financohen nga Serbia po detyrohen të votojnë për Listën Serbe. Një “Jo” për këtë listë nënkupton rrezikun e humbjes së vendit të punës dhe përjashtimit nga skemat e mbështetjes financiare. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave themelore dhe dhunim i lirisë së votës.

2. Kërcënimi dhe frikësimi i opozitës serbe në Kosovë
Çdo parti serbe që nuk i nënshtrohet Listës Serbe po përballet me presione të drejtpërdrejta, duke u ndaluar hapësira politike dhe duke u trajtuar si “rrezik” nga strukturat paralele të kontrolluara nga Beogradi. Rasti i kërcënimeve ndaj “Partisë së Serbëve të Kosovës” është dëshmi e qartë se konkurrenca politike është e pamundur pa u përballur me represion.

3. Blerja e votës me fondet e Serbisë
Serbia po përdor ndihmat financiare si mjet për të siguruar mbështetje të plotë për Listën Serbe. 170 eurot që po shpërndahen kryesisht nga veriu nuk janë ndihmë sociale, ato janë mjet për të blerë votën. Çdo qytetar serb, pavarësisht nevojës ekonomike, po thirret në zyrat e strukturave të Listës Serbe dhe po detyrohet të regjistrohet nën një skemë që i lidh drejtpërdrejt me votën e kërkuar. Ky është një mekanizëm i njohur si “Treni Bullgar”, një teknikë e përdorur për të kontrolluar zgjedhjet duke i bërë votuesit të votonin në mënyrë të dirigjuar.

4. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të manipuluar debatin politik
Shërbimi Informativ Serb (BIA) ka intensifikuar përpjekjet për të ndikuar në perceptimin publik duke përdorur Inteligjencën Artificiale (AI) për të fabrikuar dezinformata dhe për të njollosur figurat politike opozitare. Branimir Stojanovic, Nenad Rasic, Aleksandar Arsenijevic dhe Radojica Radomirovic janë ndër viktimat e këtij sulmi të orkestruar, ku imazhet dhe informacionet e rreme po përdoren për të manipuluar opinionin publik dhe për të penguar alternativat politike ndaj Listës Serbe.

5. Linçimi publik i disidentëve, “Tradhtar” është fjala e re për këdo që mendon ndryshe
Në përpjekje për të ruajtur dominimin politik, Lista Serbe ka krijuar një atmosferë frike dhe përjashtimi ndaj çdokujt që guxon të ketë një qasje tjetër. Serbët në Kosovë që nuk mbështesin këtë strukturë po përballen me linçim publik dhe po etiketohen si “tradhtarë”, duke u ndarë nga komuniteti dhe duke u lënë në izolim politik dhe social.

You Might Also Like

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanët e rinj ndalin Gjermaninë

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
SHBA miraton vaksinën e parë në botë kundër RSV
Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO
Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai
Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?