Ai veçanërisht përmend sfidat e orareve të natës dhe kushtet e vështira të punës që përballojnë pjesëtarët e policisë.

“Kosova është familja juaj, për të cilën në frontet e shumta të sigurisë, ju e keni dhënë jetën. Netët e ftohta, sidomos në agun e mëngjesit janë ato më të gjatat. Në ato momente kujton e mendon gjithçka, por ajo që të mban gjallë është dashnia për atdheun e familjen. Kujdestarinë në atë gjendje e kupton dhe e ndjen familja juaj, e ndjejnë luftëtarët e lirisë, e ndjejnë qytetarët e ndershëm.  Që ta kemi gjumin e qetë në familjet tona, që Kosova të ndjehet e sigurtë, jeni ju vajzat e djemtë që po shërbeni me dinjitet e përkushtim”, ka shkruar Haradinaj.