By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë
January 28, 2026
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra
January 28, 2026
Fico i shokuar nga Trump
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj takon gratë e Krushës, premton angazhim për drejtësi dhe përparim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj takon gratë e Krushës, premton angazhim për drejtësi dhe përparim
Lajme

Haradinaj takon gratë e Krushës, premton angazhim për drejtësi dhe përparim

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 9:31 PM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni për “Kosovën Fituese 137”, theksoi rëndësinë e kontribuimit të grave të Krushës në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

 

“Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu premtoi angazhim për krijimin e mundësive për qytetarët dhe luftimin e varfërisë.

“Në programin tonë ne e bëjmë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat. Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet”, theksoi i pari i AAK-së.

Haradinaj tutje theksoi angazhimin e tij për të punuar për të zbardhur fatin e të zhdukurve dhe dëmet që janë shkaktuar gjatë luftës, duke shtuar: “E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë.”

Në fjalën e tij, ai gjithashtu u zotua se do të garantojë barazi dhe mundësi për gratë e Krushës. “Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës”, tha Haradinaj duke i cilësuar gratë e Krushës si heroina të Kosovës.

 

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një burrë u plagos pasi u hodh nga holli i katit të dytë të Trump Tower

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Hulumtimi zbulon se si oligarkët rusë u shmangen sanksioneve
Rusia e shton Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore
Ambasada e ShBA-së: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën e Veriut në kundërshtim me kërkesat tona
Vuçiq pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?