Ka vdekur personi që ishte aksidentuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Bërnicë të Epërme. Viktima po trajtohej në QKUK që nga atëherë.
Policia ka njoftuat se trupi i tij është dërguar për obduksion.
“Nga QKUK raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.