By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet, BDI informon ndërkombëtarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet, BDI informon ndërkombëtarët
Lajme

Përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet, BDI informon ndërkombëtarët

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 10:44 AM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media thotë se ka informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit në Maqedoninë e Veriut.

 

BDI-ja thekson se “zhvillimet e fundit tregojnë një prirje shqetësuese të kundërt, me përjashtim sistematik të shqiptarëve në shumë sektorë kyçë të qeverisjes dhe administratës publike”.

“Në fushën e kulturës, ndarja e fundit e fondeve shtetërore tregon një mospërfaqësim të dukshëm të shqiptarëve, ku projektet shqiptare kanë marrë më pak se 12% të buxhetit, ndonëse shqiptarët përbëjnë midis mbi 29% të popullsisë së vendit. Kjo ngre shqetësime serioze mbi qëndrueshmërinë e institucioneve kulturore shqiptare dhe mbështetjen e barabartë të barazisë kulturore në Maqedoninë e Veriut”, thekson BDI.

Sipas BDI-së në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, situata paraqitet edhe më alarmante.

“Asnjë shqiptar në mesin e 10 drejtorëve të drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes; Asnjë shqiptar në mesin e 29 udhëheqësve të njësive brenda ministrisë; Vetëm 1 shqiptar mes 12 këshilltarëve kryesorë të ministrisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, këto të dhëna dëshmojnë një proces sistematik të përjashtimit të shqiptarëve nga rolet vendimmarrëse në institucionet shtetërore, i cili vë në pikëpyetje përkushtimin e qeverisë ndaj qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Me këtë, thekson BDI, po rrezikohet struktura multietnike e shtetit. Kjo prirje e organizuar e marginalizimit nuk është një fenomen i izoluar, por një zhvillim sistematik që kërcënon barazinë institucionale dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit”.

“Maqedonia e Veriut ka përfituar ndihmë të madhe nga partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar institucione të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, por këto parime po sfidohen drejtpërdrejt përmes këtyre vendimeve të fundit. BDI u bën thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut, që të trajtojnë këto shqetësime përpara se të bëhen strukturore dhe të vështira për t’u rikthyer. Sigurimi i përfaqësimit të drejtë dhe shmangia e margjinalizimit institucional janë thelbësore për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane”, thekson nga BDI.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdekja e Bajram Qerkinit, Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes

Kosova Times Kosova Times February 24, 2025
LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë
Joshua rikthehet te fitorja, mposht Franklinin
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
Haradinaj thirrje për partitë ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?