“Jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, një demokraci ku respektohen rregullat dhe ligji, një demokraci ku qytetari i Republikës lirshëm voton. Sot qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i japin drejtim Kosovës. Shpresoj që secili nga ne do të vendosë për të mirën e Kosovës”, tha ai në një deklarim për media pas procesit të votimit në Prishtinë.