By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane shpreh shqetësimin për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Oda Amerikane shpreh shqetësimin për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë
Lajme

Oda Amerikane shpreh shqetësimin për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/10 at 1:09 PM
Kosova Times Published February 10, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me sulmet verbale të Kryeministrit në detyrë ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova, një prej medieve më të mëdha në vend.

Për një reagimi për media thuhet se në një ditë kur qytetarët e Republikës së Kosovës demonstruan demokracinë në veprim, sulmet e tilla jo vetëm që përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes, por gjithashtu përbëjnë një nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës ndaj medies në fjalë, duke vënë në rrezik dhjetëra gazetarë dhe qindra punonjës të kësaj organizate.

“Sulmet e vazhdueshme verbale ndaj bizneseve, disa mediave dhe opinionistëve gjatë ditëve të fundit, si dhe ndaj prokurorëve dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, cenojnë liritë themelore, për promovimin e të cilave shoqëria kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar dhe kanë investuar për vite me radhë. Për më tepër, sulmet ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë jo vetëm që shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, por gjithashtu bien ndesh me parimin themelor të sundimit të ligjit, i cili ndalon ushtrimin arbitrar të pushtetit. Veprime të tilla dërgojnë sinjalin më negativ të mundshëm për qytetarët, bizneset vendore dhe investitorët e huaj, duke rritur pasigurinë juridike në Kosovë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se liria e shprehjes duhet të respektohet në Kosovë, se pavarësia e të gjitha institucioneve duhet të garantohet dhe se ekzekutivi duhet të bashkëpunojë me të gjitha shtyllat e qeverisjes dhe institucionet jo shtetërore, të cilat luajnë një rol kyç në avancimin e demokracisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kosova duhet të mbetet një vend ku qytetarët e saj dëshirojnë të jetojnë dhe ku ndërmarrjet private mund të lulëzojnë pa frikën e veprimeve arbitrare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Dyshime për varr masiv në Mitrovicën e Veriut

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

TAGGED: #Institucionet e drejtësisë, #Mediat, #OEAK, #Sulmet verbale
Kosova Times February 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dashevci: Pas hapjes së urës në veri, nuk priten tensione

Kosova Times Kosova Times May 31, 2024
Pothuajse 80% e ukrainasve refuzojnë kushtet ruse të armëpushimit
GAP:9 komuna me 100 pikë për transparencë, Zubin Potoku e Zveçani zero pikë
Osmani: Dorëheqja e tre zyrtarëve policorë serbë, rezultat i kërcënimeve të Beogradit
Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?