By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrënia sipas preferencës – një përvojë e personalizuar bëhet çelësi i suksesit në shërbimin e ushqimit
November 12, 2025
Shpageti të dehura: Recetë për një klasik tajlandez me pulë në një salcë të shijshme
November 12, 2025
Policia shqiptoi mbi 2400 gjoba trafiku për 24 orë
November 12, 2025
Pjata me patate të ëmbla pa të cilën amerikanët nuk mund ta kalojnë të enjten e katërt të nëntorit
November 12, 2025
A e dini se cilat janë këto? Kryeqytetet evropiane që nuk kanë aeroportet e tyre
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sovrani e dha verdiktin, klasa politike e Kosovës para vendimeve të mëdha historike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sovrani e dha verdiktin, klasa politike e Kosovës para vendimeve të mëdha historike
Opinion

Sovrani e dha verdiktin, klasa politike e Kosovës para vendimeve të mëdha historike

Kosova Times
Last updated: 2025/02/11 at 1:38 PM
Kosova Times Published February 11, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 na kthen në vitin2001 kur LDK kishte dalë fituese e zgjedhjeve me 48% kundrejt partisë së dytë (PDK) me 26% apo edhe në vitin 2004 kur përsëri LDK kishte dalë fituese me 45% përsëri kundrejt PDK-së me 28% dhe AAK-së me 8%. Në të dyja rastet LDK qe e detyruar të “sakrifikoj” postin e kryeministrit për të mirën e vendit.

Për të mos i elaboruar në tërësi zhvillimet politike, përkatësisht vështirësitë e brendshme dhe presionet ndërkombëtare që e detyruan LDK-në e Ibrahim Rugovës të lëshojë rrugë për formimin e qeverisë.

Sikurse atëherë, edhe tani lidershipi kosovar gjendet para një provimi të madh historik kur duhet të shtrihet dora e pajtimit dhe bashkëpunimit për interesin nacional.

Rezultati i brishtë i partisë fituese, në këtë rast i LVV-së me 41% kundrejt opozitës me 48% e shtron nevojën e një kompromisi të shpejtë politik për formimin e qeverisë në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Rruga më e përshtatshme e krijimit të qeverisë se re me këtë rezultat të brishtë të partisë fituese është ajo e përafrimit me ndonjërën nga partitë e mëdha opozitare për të evituar ngërqin politik dhe stagnimin e Kosovës në proceset e rëndësishme ndërkombëtare.

Madje tashmë është momenti më kulmor dhe historik që përball dialogut me Serbinë dhe defaktorizimit të listës serbe në proceset jetike të vendimmarrjes për shtetin, të lihen anash fërkimet me inate politike, që duke pasur edhe pak patriotizëm dhe qëndrim shtetformues, së pakut një nga ish opozitarët, PDK apo LDK të bashkohet në koalicion me VV për t’a shmangur ngërçin politik e institucional dhe ndërhyrjen ndërkombëtare nga shtetet me ndikim.

Aspirata jonë evropiane dhe partneriteti i përhershëm e vëllazëror me SHBA-në, duhet ta kthejnë lidershipin kosovar në brazdën e duhur, që i bie të lënë mënjanë inatet personale dhe kundërthëniet e brendshme për interesin e shtetit.

Lidershipi kosovar duhet të udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë për kthimin e besimit tek miqtë ndërkombëtarë dhe gjithnjë duhet të jetë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore, për ndërtimin e një platforme të dobishme e përfituese për shtetin dhe për një negocim të kufizuar, të guximshëm e të kushtëzuar ndaj Serbisë dhe vetëm në interes të shtetit e qytetarëve.

Me një mirëkuptim mes subjekteve politike, Kosova mund të sigurojë unitetin nacional politik për vazhdimin e dialogut duke mbrojtur territorin dhe ruajtur shtetësinë Republikës së Kosovës deri në njohjen reciproke dhe pa i dëmtuar në asnjë rrethanë raportet me SHBA-të dhe BE-në.

E kanë me plot të drejtë diplomatët amerikanë që këshillojnë se vetëm një udhëheqësi politike e matur dhe me një vizion mund të çojë në një marrëveshje të dobishme për vendin, gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës do të ishte njohja e ndërsjellë.

Kjo klasë politike në pushtet dhe opozitë e kanë shansin historik dhe mundësinë e madhe për të krijuar rrethanat e favorshme për Kosovën për të përmbyllur një kapitull të vështirë me Serbinë.

Kjo është e mundur vetëm përmes një procesi transparent të vendimmarrjes në dialog me ndërmjetësim dhe garanci të fuqishme ndërkombëtare për moscenueshmëri të territorit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Kosova nuk e ka asnjë arsye të paguajë çmim për marrëveshje finale me Serbinë, përkundrazi duhet të kërkojë dëmshpërblim nga kjo e fundit për dëmet e luftës, gjegjësisht për plaçkitjen dhe shkatërrimin masiv të pronave publike dhe private të shqiptarëve.

You Might Also Like

Koha për bashkim kombëtar!

Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pa sukses në fushëbetejë, ndihmat për Ukrainën mund të vihen në rrezik

Kosova Times Kosova Times May 7, 2023
Pranga gruas që aktivizoi bombën në Stamboll, zbuloi se kush ishte trajnuar për sulmin
Osmani takohet me Milatoviq: Vendet tona të përafrohen me institucionet euroatlantike
Keqtrajtoi fëmijët, gruaja nga Podujeva dërgohet në psikiatri
Pas Interex edhe Meridian ndalon qarkullimin e monedhave 2 euro, inspektoriati nuk reagon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?