By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci konfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën në takimin e NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maqedonci konfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën në takimin e NATO-s
Lajme

Maqedonci konfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën në takimin e NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/02/12 at 9:53 PM
Kosova Times Published February 12, 2025
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 26-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në NATO, ku diskutuan për prioritetet urgjente të Ukrainës dhe angazhimin ndërkombëtar për mbështetje. Në këtë ngjarje, Maqedonci konfirmoi mbështetje të plotë për luftën e drejtë të Ukrainës dhe angazhimin e Kosovës si partner në mbrojtjen e lirisë dhe vlerave euroatlantike.

 

Takimi u zhvillua me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Admiralit Sir Tony Radakin.

Në këtë ngjarje, për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, i cili po vizitonte NATO-n për herë të parë. Nikoqiri i takimit ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Gjatë takimit, u diskutuan prioritetet urgjente për Ukrainën dhe angazhimi i partnerëve për të mbështetur kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata të shtetit ukrainas. Maqedonci theksoi se “uniteti dhe angazhimi i këtij grupi janë thelbësore për suksesin e fitores së Ukrainës.”

Në konferencën pas takimit, Ministri Maqedonci konfirmoi mbështetjen e plotë të Kosovës për luftën e drejtë të Ukrainës dhe angazhimin e vendit si një partner për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike. Ai theksoi se Kosova vazhdon rrugëtimin krah partnerëve në mbështetje të Ukrainës, duke reafirmuar angazhimin e Kosovës për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times February 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Libia potencialisht një front i ri në luftën e Putinit kundër Perëndimit

Kosova Times Kosova Times July 27, 2025
BE: Roli i Ekipit Menaxhues përfundon vetëm kur miratohet statuti
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
BQK me rregullore të re, vendos të ndalohet ri- qarkullimi i kartëmonedhës në vlerë prej 500 euro
Situatë jo e kënaqshme me leximin e librit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?