By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AGK e EFJ thirrje për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në
July 29, 2025
Kos: Serbia e detyruar t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
July 29, 2025
Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë
July 29, 2025
Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj
July 29, 2025
Krasniqi: Komunat e udhëhequra nga PDK kampione të transparencës
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të `Çmimit Kadare 2025`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të `Çmimit Kadare 2025`
Lajme

Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të `Çmimit Kadare 2025`

Kosova Times
Last updated: 2025/02/13 at 10:45 AM
Kosova Times Published February 13, 2025
Share
SHARE

Dorëshkrimet e dhjetë autorëve kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes nga juria e `Çmimit Letrar Kadare`. Emra të njohur të botës letrare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë, janë vlerësuar mes 40 dorëshkrimeve të arritura në adresën e emaili-t të çmimit. Pjesëmarrja e këtij viti theu rekord në gjithë historikun e këtij institucioni letrar që nxit dhe promovon të shkruarit shqip.

 

Juria e edicionit të njëmbëdhjetë, që për herë të parë përbëhet nga fituesit ndër vite të Çmimit Kadare, me kryetare Vera Bekteshi dhe anëtarë, Loer Kume e Dionis Prifti, ka marrë në dorë sinopset dhe 15 faqet e para të dorëshkrimeve gjatë gjithë kohës që kanë ardhur aplikimet, deri më 20 janar, kur ishte afati i fundit i dorëzimeve. Prurjet e larta kanë shtuar dhe vështirësuar punën e jurisë për të arritur te 10 gjysmëfinalistët, të cilët i nënshtrohen sërish syrit profesional e kritik të saj, tashmë me dorëshkrimet e plota, për të përzgjedhur pastaj pesëshen finaliste, raporton Liberale.

Vepra fituese për 2025-ën do të shpallet në javën e tretë të muajit shkurt, gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, që mbahet në Llogora.

Mes autorëve gjysmëfinalistë spikasin emra që tashmë kanë zënë vendin e tyre në letërsi, por dhe të rinj që kanë kaluar me sukses sprovat e para, duke dëshmuar përmes pjesëmarrjes vlerësimin dhe dëshirën për të pasur në karrierën e vet një çmim prestigjioz. Çmimi Kadare jepet për prozën shqipe dhe kriteri fillestar është që vepra të jetë dorëshkrim, e pabotuar më parë, duke kontribuar kështu me një botim me vlerë që i shtohet fondit të letërsisë shqipe.

Vlera totale e këtij çmimi vlerësohet 10 mijë euro ku krahas pjesës monetare, fituesit i sigurohet botimi i veprës nga shtëpia botuese UET PRESS dhe promovimi i saj përmes turnesh e takimesh me lexuesit në të gjithë Shqipërinë.

10 autorët gjysmëfinalistë:

1. Armand Bora- Ata që mbijetuan (Drama)

2. Binak Kelmendi- Të huajt (Roman)

3. Eduart Ymeri- Dritan Terri (Roman)

4. Enird Malile- Planeti leshtor- (Tregime)

5. Flogerta Krypi- Në aeroport nuk shesin bibla (Roman)

6. Gazmend Krasniqi- Si shkruhet një roman dashurie (Roman)

7. Klidi Apostoli- Arratisja e varreve (Roman)

8. Mimoza Ahmeti- I vogli (Roman)

9. Vlora Konushevci- Martesat, valixhet dhe ngarkesat tjera” (Tregime)

10. Stefan Çapaliku- Saga e Sarajevës (Roman)

Çmimi Kadare, i themeluar më 2004 me bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, kremtoi në fund të dhjetorit dekadën e parë të jetës së tij. Pjesë e këtij kompeticioni janë bërë më shumë se 400 vepra në prozë me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Fituesit ndër vite kanë qenë gjithashtu të gjithanshëm, përtej ndasive gjeografike, gjinore apo të viteve në krijimtari, të përbashkuar nga vlerat krijuese, duke dëshmuar se letërsia është “toka” e të gjithëve.

I pari fitues i këtij çmimi u shpall shkrimtari Rudolf Marku me romanin e tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, më 2025-n, duke vijuar me Shkëlqim Çelën dhe përmbledhjen me tregime “Embriologji, Virgjil Muçi me “Piramida e Shpirtrave”, autori nga Kosova Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Loer Kume me “Amigdala Mandala, Gani Mehmetaj po ashtu nga Kosova me romanin “Zogjtë e Qyqes”, shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”, poetja e re nga Maqedonia e Veriut e cila debutoi me romanin “Duhet të jetë dashuri” dhe së fundi prozatori i ri Dionis Prifti me romanin “Dy javë nën balonë”.

You Might Also Like

Supremja lejon përmbylljen e likuidimit për ndërmarrjen `Cërrnica”

Shtëpi-muze për Dritëro Agollin

Zbulohen themele të një vile romake me mozaikë në Durrës

Dollia shqiptare, pasuri kombëtare e trashëgimisë kulturore

Sonte ‘Etno Fest’ mbyllet me ndarjen e çmimeve për ‘Identitetin’

Kosova Times February 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Llapi synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Suharekës

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
A fshihet pas konservatorizmit sfondi fetar i “Listës për familjen”?
Dugolli: Specialja përmend dëshminë e Haxhiut në bisedën informative
Një makinë u përplas me protestuesit në Beograd
Ylli s’ndalet, e regjistron fitoren e tretë radhazi ndaj Bashkimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?