By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
May 12, 2025
Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse
May 12, 2025
Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur
May 12, 2025
Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij
May 12, 2025
Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompania ‘Pastrimi’, i reagon kryetarit të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kompania ‘Pastrimi’, i reagon kryetarit të Prishtinës
Lajme

Kompania ‘Pastrimi’, i reagon kryetarit të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2025/02/13 at 1:51 PM
Kosova Times Published February 13, 2025
Share
SHARE

Kompania Regjionale e Mbeturinave ‘Pastrimi’, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.Nëpërmjet një komunikate për media, Kompania ‘Pastrimi’, e vlerëson si të papranueshme që Komuna e Prishtinës, sipas saj, po mban “peng”, dy kamionë për mbledhjen e mbeturinave, duke mos i vënë në funksion për qytetin.

 

“Dyshimet janë të bazuara: kjo po bëhet për t’i dorëzuar më vonë një kompanie private, e cila pritet të operojë me to. Ky është një keqpërdorim flagrant i pushtetit për interesa private, që tregon qartë prapavijën e vendimeve të kryetarit Rama. Deklarata juaj, z. Rama, ku paralajmëroni ‘masa të menjëhershme dhe të ashpra ndaj kompanisë ‘Pastrimi’ për shkak të dështimit të tyre të pafalshëm dhe sabotimit të qëllimshëm’, është një përpjekje e hapur për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një krizë artificiale. Ju rikujtojmë se ndërmarrja ‘Pastrimi’ është ndërmarrje publike që i përgjigjet Kuvendit Komunal dhe jo dëshirave të një individi. Prishtina nuk është pronë private dhe as ju nuk mund ta trajtoni atë si të tillë”, thuhet në komunikatë.

Për akuzat e Ramës, për dëmtimin e gjashtë kamionëve, Kompania ‘Pastrimi’ thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Në prani të kamerave të medieve të ndryshme, ne i kemi testuar dhe nuk janë ndezur dhe ju Komuna është dëshmitarë për këtë. Ne ju kemi shkruar email zyrtar që në fillim, duke ju informuar për problemet teknike të kamionëve, sepse duket se ato nuk janë testuar kur i keni blerë dhe kanë pasur probleme të tilla që nga fillimi disa probleme në sistemin elektronik të kompaktorit dhe se deri më tani, nuk keni ndërmarrë asnjë veprim kur dihet se kamionët janë pronë e Komunës dhe kushtet e kontraktimit dhe garancionit janë të lidhura nga ju. Në vend që të ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi, ju keni zgjedhur të gënjeni para medieve duke na akuzuar se ne i kemi dëmtuar kamionët. Kjo është e turpshme. Pastaj, sot pas konferencës për media, na keni kthyer emailin zyrtar duke thënë se shpërndarja e kontejnerëve mund të fillojë sot. Kjo ndodhi vetëm pasi gazetarët ju pyetën në konferencë se pse nuk po i shpërndani kontejnerët”, thuhet me tej në komunikatë.

Sipas Kompanisë ‘Pastrimi’, nuk është më sekret se Rama ka vendosur me çdo kusht që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe që “Pastrimi” të eliminohet plotësisht.

“Kjo nënkupton që mbi 900 punëtorë do të mbeten pa punë, por kjo duket se nuk përbën problem për ju. Fondi prej 16 milionë eurosh është shumë i konsiderueshëm dhe, për fat të keq, po trajtohet më shumë si një mundësi për të shlyer borxhe të tjera sesa si investim në shërbime më të mira për qytetarët. Pavarësisht këtyre përpjekjeve për bllokim, ne po punojmë për ta mbajtur qytetin pastër. Lusim qytetarët të na lajmërojnë për çdo rast ku mbeturinat nuk janë mbledhur, dhe ne do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë. Qytetarët janë prioriteti ynë dhe ata nuk duhet të preken nga kjo krizë artificiale. Është obligimi ynë të mbajmë qytetin pastër, bashkë me qytetarët. Përpjekjet e komunës për të bllokuar çdo gjë janë të papranueshme, por qytetarët nuk duhet të jenë viktima të kësaj loje politike e personale të Kryetarit. Ata meritojnë një qytet të pastër dhe funksional, dhe ne do të bëjmë gjithçka që ky shërbim të mos ndalet, pavarësisht pengesave të krijuara nga pushteti aktual”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Policia shqiptoi 1900 gjoba trafiku për 24 orë

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit `Kosova B`

Rasti `Mati`, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

Kosova Times February 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Holandezët reagojnë ndaj sanksioneve të Trump ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Kosova Times Kosova Times February 7, 2025
Pingpong/Organizohet turneu i seniorëve “Dita e Pavaresisë”
Një kroat i rrëmbyer nga alienet: Edhe pas 44 vitesh ende nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur!
Trump thotë se kishte “mashtrime masive” në Filadelfia
Autoritetet kanë buxhetuar pagesa për më shumë se 2 milionë veteranë të luftës në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?