By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?
Opinion

Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 10:04 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Shefik ShKODRA

Votimet (9, 2. 2025) u kryen si është më mirë e pa ndonjë incident të dukshëm. Kjo është meritë e qytetarëve. Të gjithë kanë treguar një pjekuri për sistemin pluralist. Kanë dhënë një pasqyrë të dinjitetshme para opinionit botërorë. Çka është më e rëndësishme janë vetëdijesuar dhe ata vetë zgjedhin…

Shkoi mirë deri te numërimi i votave, por aty po thuhet se ka pasur disa ngecje. Nejse, del punë tjetër. Ai që ka përzier duart nëpër kutia votimi duhet të japë llogari para opinionit të gjerë publik.

Veç te ne dihet se parapërgatitja dhe paraqitja e “programeve” partiake ka filluar kur kanë dashur vetë liderët e partive. Disa qe katër vite s’e kanë ndalë propagandën për rrëzimin e qeverisë, jo mendime për të mirën e këtij vendi.

Tash po shqetësohen, pse VV ka dalë me shumicë votash. Na duket se tashmë është krejt e qartë. Opinioni publik nuk është prej dhjeta, por prej mija e mija e qindra mijave të qytetarëve të profileve të ndryshme.

Për katër vite sa zgjati mandati i kësaj Qeverie kurrë nuk janë ndalë “poterat” e do farë analistëve me plotë vokabularin e ndytë. Këta ta edukojnë brezin që vjen! Kurrë s’kanë ditur të vlerësojnë diç pozitive për punën e kësaj qeverie. Veç terr e zi. Këta punëtorë të inkuadruar te oligarkët dhe opozitarët janë identifikuar shumë e  me një politikë të Serbisë. Më shumë kanë vajtuar për Serbinë se sa për Kosovën. Po kjo do të thotë se, më parë, “institucionalistat” e kanë ndye skenen politike, si ai andej e si ky këndej. Ishte e është një aleancë opozitare e lidhur edhe me elementë të jashtëm, si me atë E. R. e Shqipërisë, etj.

Politika e Edi Rames dhe e opozitës në Kosovë, bukur kanë vepruar për Serbinë në kurriz të Kosovës; këtë të fundit saherë e kanë ngarkuar sa më keq. Shtrohet pyetja, çfarë do të bëni ju, të njëjtit që ishit para katër viteve në pushtet? Sërish, ju nuk keni dhënë shenja të mira për integritetin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik e as për fushat tjera shtetërore. Pos LDK, me një ndryshim të vogël, të tjerat nuk kanë bërë kurrfarë reformimi.

Çfarë mendoni, mos krejt qytetarët e këtij vendi janë analfabet, a si thonë disa prej atyre “analistave”, më falni, banalistave se, krejt elektorati i VV-së janë tru shpërlarë, më shkurt, budalla! Ua ka shpërlarë trurin Albin Kurti. Mendoj, më mirë me t’i shpërla mendtë Kurti se sa të çirresh nëpër TV – Koçakët si një bishë e çartur, duke thirr popullin, të tërbohen edhe ata. Si ajo fjala popullore, “edhe na…ta blejmë mishin me të cilin duhet tërbohemi të gjithë!” Kështu i thoni pjesës së qytetarëve që e votojnë liderin dhe partinë që duan ata dhe jo sipas sugjerimeve, përkatësisht ‘piskamave’ të juaja të tërbuara. TV-të, pse nuk marrin edhe personalitete të tjera për të shfaqur mendime lidhur me rastet e ndryshme. Gjithnjë të njëjtë. A thua, vetëm këta janë të dijshëm?! Jo. Është interesi i punëdhënësve përkatësisht liderëve opozitarë me oligarkët. Këto janë disa prej defekteve që e keni katandisur qytetarin tonë. Dhe vetë e keni sjellë gjendjen e Kosovës jo fort të pëlqyeshme. Kështu thuhej edhe më herët, “s’po na lirojnë prej vizave…se na mirë qëndrojmë”. Hëëë!

Kështu po vazhdon fjala jonë në demokracinë tonë Sui Generis. Kështu kanë mësuar të gjithë të flasin për politikë. Kështu ndoshta konkurrojnë për deputet shumica, veç për pagë dhe ndonjë përfitim parcial. Kështu shahen prej të parit e deri te i mbrami, se, kështu po bajka, se, kështu shan zyrtari, analisti, lideri, etj. Eh, kjo e shara është puna më e lehtë, politikë më. Mund të thuash çka të vjen në gojë.

Mendoj, që pas (ri)numërimit të formohet Qeveria, me koalicion a pa koalicion. Qytetarët nuk i japin mandat krye në veti askujt të veprojë në dëm të sovranitetit dhe integralitetit territorial.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Shefik Shkodra
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani paralajmëron se luftimet mes Izraelit dhe Libanit mund të shndërrohen në luftë rajonale

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Festivali 63 i Këngës për Fëmijë, fituesi në Junior Eurosong
Sveçla flet nga Mitrovica, thotë se kemi kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve
Putin u shfaq publikisht në Shën Petersburg për herë të parë pas një kohe të gjatë
Aktivistit kundër luftës në Ukrainë i ndalohet hyrja në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?