By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive
January 18, 2026
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë festojnë pavarësinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë festojnë pavarësinë
Lajme

Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë festojnë pavarësinë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 11:32 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet, e cila nisi punën një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u zhvilluan aktivitete në prag të festës së 17 shkurtit. 

Në prag të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkolla “Pavarësia” në Prishtinë, e cila nisi punën një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me këngë e valle festoi 16-vjetorin e saj. Në këtë atmosferë festive, drejtoresha komunale e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, theksoi rëndësinë e kësaj dite.

“Në vigjilje të 17 shkurtit, ne kujtojmë momentet historike që kanë shënuar formimin e shtetit tonë – një histori e mbushur me emra të mëdhenj, me heronj dhe me kontributin e shumë mësimdhënësve e nxënësve. Shkolla juaj është një simbol i kësaj historie, pasi lindi bashkë me Pavarësinë”, tha Lushaku.

Një tjetër moment historik që na mbush me ndjenja atdhedashurie është vetë përvjetori i kësaj shkolle, i cili lidhet ngushtë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, deklaroi drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj.

“Shkolla ‘Pavarësia’ filloi punën një vit pas Pavarësisë së Kosovës, me rreth 750 nxënës, 36 paralele dhe 50 mësimdhënës. Sot, 16 vite më vonë, ajo numëron mbi 1900 nxënës, 61 paralele dhe një staf prej 100 punonjësish”, tha Brahaj.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, nuk munguan as përfaqësues nga Shqipëria, të cilët theksuan lidhjen e fortë mes shkollave shqiptare.

“Përvjetori i shkollës tuaj është edhe më i bukur, sepse përkon me një ngjarje madhështore – Pavarësinë e Kosovës. Ky është një moment që na kujton se jemi një komb, që punojmë e luftojmë së bashku për të arritur suksese. Binjakëzimi mes shkollave tona nuk është thjesht një bashkëpunim, por një urë që lidh mendjet dhe zemrat tona. Ne ndajmë eksperienca për të treguar brezave që transmetojmë dije, kulturë dhe dashuri”, theksoi Anila Tabaku, drejtoreshë e Shkollës “Misto Mame” në Tiranë.

Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për ish-drejtorët, mësimdhënësit e pensionuar, mësimdhënësit aktualë si dhe për nxënësit e dalluar të kësaj shkolle.

You Might Also Like

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave

Testohet droni kosovar `Skifteri K1`

TAGGED: #Prishtinë, #ShFMU "Pavarësia"
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duhet të dini për garën e parë presidenciale mes republikanëve?

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
ShSKUK njoftohet për arrestimin e dy kirurgëve në Vushtrri
Konjufca: 24 marsi u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar
Kuvendi Komunal i Istogut diskutoi për dëmet nga breshëri dhe erërat
Ministria e Jashtme e Kinës i ka quajtur të pavërteta informacionet se Pekini po diskuton dërgimin e paqeruajtësve të tij në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?