By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat
November 19, 2025
Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin e Prishtinës
November 19, 2025
Abdixhiku priti ambasadorin e Norvegjisë,diskutohet forcimi i bashkëpunimit
November 19, 2025
Rasti `Thaçi dhe të tjerët` anulohen seancat nëntor–dhjetor
November 19, 2025
Specialja i vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rënia e lindjeve po thellohet, numri i bebeve bie me 10-19% në 5 qarqe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Rënia e lindjeve po thellohet, numri i bebeve bie me 10-19% në 5 qarqe
Lajme

Rënia e lindjeve po thellohet, numri i bebeve bie me 10-19% në 5 qarqe

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 9:29 AM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti.

Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024.

Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me 37 për qind.

Ky qark prej vitesh po përjeton rënie të madhe të lindjeve dhe njëkohësisht ka varësinë më të lartë ndaj të moshuarve.

Me ketë ecuri pas 6 vitesh në këtë qark, do të rreth 12 klasa të para nëse asnjë fëmijë nuk do të emigrojë.

Pas Gjirokastrës rënien më të madhe se mesatarja kombëtare të lindjeve kishin qarqet e Beratit me -12.6%, Vlorës me -12.6%, Korçës me -11 dhe Lezhës me – 10%.

Rënia e lindjeve ishte e pranishme në të gjitha qarqet, por në disa ishe më e ulët se mesatarja kombëtare.

P.sh në Shkodër lindjet ranë me 0.1% me 2024, në Dibër me -0.3%, në Kukës me -2.7%, në Fier me -3.5% dhe në Tiranë me -4.5%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Jugu i vendit ka norma më të larta të rënies së lindjeve, për shkak të strukturës së popullsisë më të plakur.

Pavarësisht emigracionit të lartë të viteve të fundit, veriu vijon të ketë popullsinë më të re në moshë edhe për shkak të tendencë për të lindur më shumë.

E kundërta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni më i hershëm e ka plakur më shpejt rajonin.

Qytetet e Veriut, ndonëse regjistruan rënien më të lartë të popullsisë në periudhën ndërmjet dy censeve kanë sërish një strukturë të popullsisë më të re në moshë se pjesa tjetër e vendit.

Të dhënat nga Censi 2023 në nivel bashkie, tregojnë se Hasi dhe Kukësi kanë varësinë më të lartë të të rinjve me 35-vjeç dhe 33% secila.

Me të dhënat e cens 2023 në të gjithë vendin kishte rreth 374 mijë të rinj të moshës 0-14-vjeç, të cilët përbënin 15.5% të popullsisë totale. 26% e kësaj grup-moshe është në Bashkinë e Tiranës dhe 12% në Bashkitë e Durrësit dhe Kamzës.

Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup-moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik.

Rënie mbi 40% pësuan edhe grup-moshat 10-14-vjeç (41%) dhe 20-24-vjeç (41%).

Nga ana tjetër Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit, Dropullit kanë varësi të moshave mbi 60%.

Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65-vjeç në këto bashki, përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë./ MONITOR

You Might Also Like

Biblioteka Kombëtare ekspozon 100 Bibla të rralla

“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Live -Athinë ( Newsalbania.al) Aristidh Kola, Nderi Kombit, Zëri i arvanitasëve -Urë lidhese e miqësisë së dy popujve ! Historike

Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje

Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan

Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kaçanik, certifikohen 39 mësimdhënës pjesë e projektit të BE-së

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Sot nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë
Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen
Votim elektronik për mërgimtarët!
Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?