By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Polakët votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve për president të Polonisë
May 18, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
May 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 maj 2025
May 18, 2025
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret
Lajme

Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 11:02 PM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Një nga fragmentet e dosjes që çoi në burg Erjon Veliajn, ka të bëjë me fshehjen e një vile në kompleksin Marea në Qerret, të ndërtuar dhe të menaxhuar nga kompanitë e biznesmenit Gentian Sula.

Sula është mik i hershëm i Veliajt, thotë SPAK dhe pronar i Agi Kons. Për miqësinë e tyre sinjalizoi misteriozi “Nesti Angoni”, që denoncoi disa udhëtime të përbashkëta mes tyre, me avionë “charter” që nga viti 2004.

Verifikimet shkuan më tej dhe rezultoi se kompania e Sulës është përfituesja më e madhe e tenderave dhe konçensioneve të bashkisë së Tiranës, me një shumë prej 4.9 miliard lekë, ose rreth 50 milion euro. Agi Kons ishte edhe një nga sponsorët “artdashës” të kompanive të Ajola Xoxës, që sipas SPAK përbëjnë një skemë të vjeljes së ryshfetit nga biznesmeni tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

Prej dy ditësh, Erjon Veliaj ka sulmuar disa gjetje të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, që sipas tij nuk bëjnë sens.

Lodrat e djalit të Veliajt në shtëpinë e gjyshes në plazh

SPAK pretendon se gjatë kontrollit në vilën në Qerret ka gjetur lodra të djalit të Erjon Veliajt.

“Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojërat” (faqe 56 e dosjes)
Gjetja e lodrave dhe veshjeve të djalit të Veliajt në vilën e Qerretit theksohet në dosje për të përforcuar idenë se pronarët de fakto të shtëpisë në plazh janë Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Por kryebashkiaku ngre me të drejtë pikëpyetje mbi logjikën e prokurorëve, sepse prania e nipit të mitur në shtëpinë e gjyshes në plazh është gjëja më normale në botë.

“A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim?” ishte pyetja që Veliaj ngriti në një mesazh të përcjellë nga qelia ku po qëndron.

A e bleu realisht vjehrri i Veliajt vilën në Qerret?

Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se shtëpia në plazh është blerë nga vjehrri i tij, Arben Xoxa shumë vite më parë sipas një marrëveshjeje me ndërtuesin Gentian Sula. Por SPAK ka marrë në pyetje shoferin e Ajola Xoxës, të quajtur Armand Manahasa, që ka qenë edhe shoferi i Arben Xoxës, para se ky të ndërronte jetë. Për këtë shkruan si më poshtë:

“Në përmbledhje të deklarimeve të shtetasit Armand Manahasa, rezulton edhe njëherë se vila e ndodhur në Qerret, kompleksi “Marea resort” është në pronësi faktike të familjes Veliaj-Xoxa. Nga këto deklarime rezulton se edhe pse ka qenë shofer i të ndjerit Arben Xoxa, Armand Manahasa nuk ka qenë kurrë në vilën e Qerretit para vitit 2019. Kujtohet këtu se nga shtetasit nën hetim pretendohet se kjo vilë është blerë në vitin 2017 nga prindërit e shtetases Ajola Xoxa. Për herë të parë, shpjegon deklaruesi, në vilë është shkuar në vitin 2019-2020. Po ashtu, Armand Manahasa nuk ka dëgjuar të flitet për këtë vilë nga shtetasi i ndjerë Arben Xoxa” (faqe 55 e dosjes).

Por pretendimi që ngrenë prokurorët nga dëshmia e shoferit, vihet në dyshim nga një postim i Veliajt që ka nxjerrë në foto vjehrrin e tij të ndjerë duke drekuar në vilën në Qerret.

Sipas Veliajt, foto është e vitit 2018 dhe shoferi nuk kishte dëgjuar të flitet për vilën sepse ka shërbyer vetëm 4 muajt e fundit, kur i ndjeri ishte sëmurë. Foto më poshtë:


“Fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?
Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën?” shprehet Veliaj.
Nga logjika dhe provat që sjell Veliaj duket se prokurori është nxituar.

Vetëm se lodrat e djalit të Veliajt dhe dëshmia e shoferit të familjes Xoxa nuk janë e vetmja provë që paraqet SPAK.

Lapsi.al e ka lexuar të plotë kapitullin e akuzës për pronësinë e vilës në Qerret dhe ka renditur më poshtë edhe të dhënat dhe rrethanat e tjera që prokurorët kanë përfshirë në dosje.

Pazari i dyshimtë- Apartament, në këmbim të vilës me pishinë

Një nga rrethanat që sjell SPAK në dosje dhe që nxit dyshimet se vila u përfituar si ryshfet, është pazari që pretendojnë se kanë bërë palët.

Ndërtuesi Gentian Sula ka treguar se vjehrri i Veliajt, Arben Xoxa ka blerë fillimisht një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret për 80 mijë euro.

Por në vitin 2017 të dy vendosin të shkëmbejnë apartamentin 80 mijë euro me një vilë me pishinë, që kushton disa herë më shumë, afërsisht 500 mijë euro sipas SPAK. Premtimi i Arben Xoxës ishte se do të paguante 30 mijë euro më shumë. Vetëm se pranë kësaj vile ishte edhe një tjetër, që sipas denoncimit të Nesti Angonit është rrafshuar për të krijuar një hapësirë më të madhe oborri për Veliajn dhe familjen e tij.

Ajo që ka zbuluar ndërtuesi Gentian Sula është se ende sot e kësaj dite 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, ndërsa nuk ekziston asnjë kontratë e noterizuar mes ndërtuesit dhe Arben Xoxës për pronësinë e vilës.

“Arsyeja që kjo vilë rezulton ende në emër të Agi Kons Shpk, lidhet me detyrimin e papaguar prej 30,000 euro, ku sipas tij nuk është paguar për shkak të pamundësisë së tyre dhe përpakënaqësitë që kanë patur në lidhje me punimet” thuhet në dosjen e SPAK (faqe 57)
Ky shkëmbim që është bërë mes Arben Xoxës dhe biznesmenit Gentian Sula, pra një apartament 120 metra i shkëmbyer për një vilë 190 metra katrorë me pishinë dhe 494 metra katrorë truall, sipas prokurorëve ngre dyshime për fshehje të pasurisë.

Për sa kohë 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, vila ka mbetur në pronësinë e kompanisë Agi Kons, por ndërkohë Erjon Veliaj paguante faturat e administrimit.

Pagesat e bëra nga Veliaj për administrimin

Gjatë marrjes në pyetje të administratorit të resortit, Maksim Greva, ky ka konfirmuar për prokurorët e SPAK se në disa raste ka qenë vetë Erjon Veliaj që bënte pagesat e vilës në lidhje me shërbimet e kompanisë “S&D Invest” (faqe 52 e dosjes)

Përveç kësaj, gjatë kontrollit në ambjentet e vilës janë gjetur shënime të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxë, e cila raporton tek e bija me saktësi për pagesat që kryen për administrimin e vilës.

Shënimet e gjetura në shtëpi, gjatë kontrollit të BKH, janë shkruar në një mënyrë që sipas prokurorëve të çojnë të mendosh se është Ajola Xoxa ajo që ka përgjegjësinë e vërtetë për pagesat e administrimit. (Faximile më poshtë nga faqe 53 e dosjes)

Bisedat e Ajolës me miqtë për vilën në plazh

Përveç kësaj, SPAK ka regjistruar në dosje edhe mesazhet e komunikimit mes Ajola Xoxës dhe miqve të saj. Në një komunikim me Driant Zenelin, i cili i dërgon foto nga Qerreti, Ajola Xoxa i përgjigjet: “Ajo aty në fund është shtëpia jonë!”. (faqe 53 e dosjes)

Zeneli ka treguar para prokurorëve se kishte marrë ftesa nga Ajola Xoxa për të shkuar në shtëpinë e plazhit në Qerret bashkë me djalin e tij, nëse dëshironte të pushonte aty.

Nga dëshmia e shoferit Armand Manahasa, është zbuluar se Ajola Xoxa u mor personalisht me arredimin e vilës duke angazhuar arkitektin Olsi Efthimi për punimet.

Një tjetër dëshmi që përforcon bindjen e prokurorëve për pronësinë e vilës në Qerret është ajo e një nga punonjëset e kompanisë Partners Laë, të Ajola Xoxës, e quajtur Anxhela Qunaj rezulton se “nga bisedat në ambjentet e punës ka kuptuar se Ajola ka një shtëpi plazhi” (dosja Veliaj. faqe 54)

Në dosje janë edhe qelizat e celularit të Erjon Veliajt, me anë të së cilave prokurorët vërtetojnë se kryebashkiaku i Tiranës i kalonte fundjavat në vilën e kompleksit Marea në Qerret. Përgjigjet që ka dhënë kompania One Albania dëshmojnë se Veliaj ka disa qindra vizita në Qerret gjatë viteve dhe kjo sipas tyre, tregon frekuentimin e shpeshtë të kryebashkiakut të Tiranës për shtëpinë që thotë se nuk është e tij.

Deklarimi në Tatime “Erjon Veliaj blerës”

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave. Tabela më poshtë:

Të dhënat më lart, përbëjnë një panoramë më të plotë të akuzës, që prokurorët kanë ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës për fshehje pasurie. Thelbi i akuzës, nuk janë lodrat e fëmijëve të gjetura në shtëpinë në plazh, por është fakti se vila në Qerret rezulton të jetë ende sot pronë e kompanisë Agi Kons, ndërkohë që prej vitesh përdorej nga Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në mënyrë që të mos deklarohet në ILDKPI.

You Might Also Like

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: Ta mbrojmë Kushtetutën nga shkeljet dhe përdhosja

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
Vuçiq: Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90
Dy incidente në Mitrovicën e Veriut gjatë natës së kaluar
Dronët sulmuan rafinerinë më të madhe të naftës në Rusinë Qendrore
Bloomberg: Pentagoni mohon ndalimin e veprimeve kundër hakerëve rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?