By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive
January 18, 2026
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në Kosovë dhe qeveria Kurti 3
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhjet në Kosovë dhe qeveria Kurti 3
Opinion

Zgjedhjet në Kosovë dhe qeveria Kurti 3

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 9:14 PM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Radomir DIMIÇ

Tri herë deri tani, si qytetar i lirë dhe shtetas i Kosovës, kam shkuar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. Një herë kam shkuar vetëm dhe dy herë me vajzën time, në një shtet ku respektohet dinjiteti njerëzor, liria e votës dhe sovraniteti i çdo votuesi.

Herën e parë, në zgjedhjet e vitit 2010, u përpoqa të garoja me nismën time qytetare KRAHU I POPULLIT, por përjetova vjedhje zgjedhore. Më saktësisht, u pengova nga kryetari i Partisë Liberale, Slobodan Petrović, që të ulem me nder në Kuvendin e Kosovës. Nuk vlejti as fakti që kreu i atëhershëm i LDK-së e pranoi se isha i vjedhur, pasi partitë e tjera fituese injoruan këtë akt të paligjshëm dhe piraterik, pavarësisht se fletëvotimet e mia u gjetën të shpërndara në disa vende pranë Prishtinës.

Dhe tani, më 9 shkurt 2025, për herë të tretë, në shoqërinë e vajzës sime, kemi ardhur me nder për të përmbushur qetësisht detyrën tonë zgjedhore, para së gjithash patriotike, qytetare dhe morale. Këtë e bëmë me krenari, sepse nuk iu nënshtruam presioneve brutale dhe propagandës së paprecedentë serbe, sipas së cilës duhet të votohej vetëm për Listën Serbe (SL), sepse ajo qenka e vetmja garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Sigurisht, nuk na shkoi ndërmend të shiteshim për 170 eurot e Vuçiqit, as të udhëtonim falas me autobusët e tyre “fluturues”, të cilët ende nuk janë blerë për EXPO-n më të shtrenjtë në botë të Vuçiqit, që nëse studentët nuk e rrëzojnë, pritet të mbahet në Beograd. Ishte me të vërtetë një ndjenjë e bukur të ishe votues në Kosovë më 9 shkurt, në një vend ku nuk sundon diktatura dhe nuk ka një qeveri kriminale e të korruptuar si në Serbi, e cila shpesh përshkruhet si Koreja e Veriut e Evropës. Aty ku zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë të ndaluara që kur në pushtet është autokrati më i madh i Evropës dhe gënjeshtari më i madh serb, Minhauzeni serb – Aleksandar Vuçiq. Ajo që më ka fascinuar më shumë është se zgjedhjet në Kosovë treguan një kulturë të lartë të sovranitetit të çdo qytetari dhe pluralizmit të votës, si dhe përkushtimin ndaj parimeve demokratike. U binda me sytë e mi se si funksionon sundimi i ligjit. Ishte një nder i madh për mua të jem pjesë e këtij procesi të qetë dhe dinamik zgjedhor, ku morën pjesë të gjitha komunitetet pakicë. Po, pati retorikë të ashpër gjatë fushatës zgjedhore, por jo presione si ato në Veriun e Kosovës, ku Lista Serbe (SL) ushtronte shantazh ndaj disa votuesve, veçanërisht punonjësve në shëndetësi dhe arsim, si dhe kategorive sociale që marrin ndihmë financiare nga Serbia. Kështu që edhe një herë u binda se Serbia vazhdon të kontrollojë serbët e Kosovës. Dhe në fund, për rezultatet e zgjedhjeve, për të cilat ende nuk ka rënë plotësisht perdja.

Lëvizja Vetëvendosje, siç edhe pritej, ka fituar bindshëm shumicën e votave, por jo aq sa për të formuar e vetme qeverinë e re. Natyrisht, ende priten votat nga diaspora dhe votat me kusht. Kryeministri aktual mund të formojë një qeveri pakice me ndihmën e komuniteteve pakicë dhe ndonjë individi që kalon në krahun e tij, por të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe partitë opozitare. Megjithëse konfigurimi i ardhshëm i Kuvendit ende nuk është i qartë, mundësitë që të ndodhë “Kurti 3” janë mjaft reale, pavarësisht disa vlerësimeve se ai nuk ka potencial për formimin e koalicionit. Nuk duhet harruar se ai ka qeverisur më gjatë se çdo kryeministër tjetër i Kosovës dhe se populli i ka dhënë sërish më së shumti besim. Ai është një politikan shumë me shumë përvojë për ta lëshuar lehtë fitoren nga duart, dhe kurrë nuk dihet se nga cili mëngë do të nxjerrë kartën fituese.

You Might Also Like

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

TAGGED: #Radomir Dimiç
Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Horoskopi ditor për datën 10 Shkurt
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
Rusia pësoi humbje të mëdha gjatë dy përpjekjeve sulmuese në shkallë të gjerë në rajonin e Donetsk
GAP: Komunat në krizë financiare për shkak të obligimeve përmbarimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?