Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
1. Kush kend do ta përmbys në Serbinë nazifashiste?
Më kujtohën njëfar Henriko Josifi që më 1990 i drejtonte serbët e Millosheviqit: “Luftoni kundër tërë botës, ju do të fitoni”. Po me këtë tonë njëfar Riçard Grenell (zyrtar i lartë amerikan) më 2025, po i porositë pushtetarët e A. Vuçiqit se: “Nuk jeni vetëm në synimet e jueja”! E vërteta, Serbia gebellsiane ka rënë në humnerë, dhe tani për tani nuk ka forcë që do ta nxjerr prej saj. Po, serbët patën hyrë në Kosovë më 1945 me parullën: “Vrani shqiptarë dhe bullgarë”. Pas një muaji, më 8 shkurt 1945 në tërë Kosovën serbët instaluan diktaturën ushtrake, dhe me te sunduan deri më 10 qershor 1999, kur kapitulluan para luftës së UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s. Edhe më 1989 serbët ngritën parullën: “vrani shqiptarë pa dallim moshe e gjinie sepse serbizimi i Kosovës duhët të ndodhë para 1 janarit 2000”. E kundërta, në demonstratat studentore shqiptare 1968-1997 kurrë, kurrë nuk është ndier ndonjë parullë morbide: “vrani serbianë”. Tani më 2025 kur në Serbi studentët nuk po e aplikojnë asnjë parullë kriminale drejtuar kundër: shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve po edhe malazezëve e maqedonëve, e kundërta po ngjanë sërish me pushtetin e kriminalizuar të Beogradit. Pushteti që ka filluar të organizojë kontra mitingje, siç ishte ai në Mitrovicë të Sremit më 16 shkurt 2025, u lansuan plane për ribërëjën e Serbisë madhe, duke theksuar se: “Vojvodina është Serbi’, duke përseritur se: “Krahina jugore e Serbisë është Kosova” dhe orekse tjera imprialiste,të cilat hapur po dëshmojnë se Beogrdai është po në ato pozicioine që ishte Milloshi me tërë kompaninë e tij gjenocidale në fund të shekullit XX-të. Po edhe nga një fenomen shqiptarët duhët të ruhën. Fjala është te lansimi i parullës “Ballkani i hapur”, që shkoi në greminë, por që “Bota serbe” (politika serbe) sigurisht se do të lansoi kurtha tjera, prej të cilave politika shqiptare, duhët mësuar që mos të bje në ato humanera që përsëritën për çdo muaj. E vërteta, është mjerim se si edhe pas tri dekadave, politika dhe diploamcia Perendimore, nuk po e kupton politikën pansllaviste serbe, e lidhur me Rusinë nazifashiste, së cilës me asnjë çmim nuk do t` i shkëputët. Pra, e them hapur se Serbia don që të pushojë në humnerën ruse, dhe nuk ka forcë tani për tani, që e nxjerr në “breg”.
2.Dy sytë janë në ballë por kur sëmurën nuk shohin njëjtë!
Një anë që e vërej unë, një anë që e vren ti, ajo që nuk e shohim ne të dy, po ndodhë në Serbinë e shkallmuar nga shovinizmi esktrem idiociv i djathtë (Vuçiqi) dhe i majtë (Daçiqi), të dy ekstremët në një front, të ndihmuar nga Riçard Grenelli anarkist, janë bërë modë e kompromitimit në Evropë, duke e hapur një front për ta ruajtur një rregjim nazifashist, kundër të cilit luftoi tërë bota e civilizuar. Ja pra në cilat pozita janë këta maskarenjë.Për fat të mirë, brenda Serbisë kur filluan demonstratat e studentëve nepër rrugë, u vrejtë se ka dallime në mes fakulteteve. Por ato dallime shumë shpejt u fuzionuan në një front të rebelimit, sepse studentët kurrë nuk rreshtohen në anën e xhelatëve. Por, mbi të gjitha deri me tash në Serbia, po demonstrohët, por nuk ka orë policore. E ky fenomen është i veçantë. Ndërsa, rektoratet dhe dekanatet në anën tjetër, me një maturi intelektuale janë rreshtuar në anën e studnetëve, në porces. Madje në demonstrata është vërejtur një parullë fenomen për raste të tilla ku shkruan se: “I batinashi su sa nama-Edhe dhunuesit janë me neve”!. Lidhur me këtë, vërehet se demonstrantët po marshojnë nga një qytet në tjetrin edhe natën, duke u ndihmuar nga populli, duke u barikaduar në ura dhe vende strategjike, në çdo situatë.
Një krahasim historik. Studentët demonstrantë të Kosovës (1968-1997), dinin çka donin sepse për synim e kishin Republikën e shtatë në Jugosllavi, ndërsa studentët e Serbisë (2025) ende nuk dihët se çka aspirojnë, përpos rrximit të pushtetit xhakatar nazifashist. E vërteta, të dy lëvizjet studentore kanë dallime të mëdha, sepse më 1981 në Kosovë u provua edhe kryrengritja. Por populli shqiptar tregojnë faktet nuk ishte i përgatitur sa duhej për kryengritje. Por, ai realitet nuk u lakua kurrë sepse në fund të shekullit, ajo energji e dlirë patriotike e lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila me luftën e saj e solli për intervenim edhe NATO-n, kuptohët kundër militarizmit nazifashist serbian, por jo kundër popullit serbian. Tani, studentët serbianë nuk dihet se kend e kanë aleatë të vërtetë, sepse Rusia dihet se është në anën e pushtetit gjakatar të Beogradit, por Perendimi si duket është në krizë të identitetit politik (socialdemokrat dhe konzervativ).Unë mendoi, se tani për tani socialdemokracia e studentëve të Serbisë do të ketë probleme, sepse aleatët e saj politik janë të privuar nga përkrahja.Madje askush nuk e din se cili është rendi i ri botëror, pas kërcnimit rus se do i përdorë bombat atomike, po u sulmua. Prandaj, në këtë pasiguri totale, rruga e studentëve serbian do të jetë e mundimshme dhe gjatë, por fitimtare. Kuptohët, se gjatë kësaj rruge studentët duhët prodhuar liderin, apo partinë lidere demokratike dhe pastaj pritët rreshtimi i popullit.Mjerisht, serbët si komb sot janë pa lider të tipit reformator Leh Valensa. E vërteta, Serbinë e fashizuar nuk mund ta shpëtojë asnjë personalitet i tipit Leh Valensa, apo Çe Gevrara.
Në anën tjetër, demonstratave që i organizonte studenteska shqiptare në Kosovë më 1968 dhe 1981 e tutje, deri me daljën e UÇK-ës në sqenën historike më 28 Nëntor 1997, ka qenë një çasje origjinale sepse esenca e tyre ishte lufta speciale antikoloniale dhe nacionalçlirimtare, për barazi e jo për shtypje dhe shfarosje të tjtrit, që nuk flet shqip. Pra, në funksion të studentëve shqiptarë në Kosovë ishte gjithëmonë i menduar si ide edhe mjeti i fundit i luftës, rrokja e armëve për çlirim, rrugë ajo që e mori emrin UÇK, por që u promovua si lufta më e pastër në Evropë.
Ndërsa, studentët serbian sot (më 2025) nuk e kanë atë detyrë fare, por kanë para veti një sistem të kalbur në urrejtje, që është fabrikuar nga pushteti dhe kisha kundër popujve tjerë. Prandaj, studentët serbianë si dukët janë mirë të informuar se këtë gjendje tani për tani pa rrugdalje, e dijnë se pushteti ka përkrahje nga jashtë si në Lindje unanimisht, edhe në Perendim parcialisht, dhe nuk mund ta rrxojnë kollaj. Dhe pse mos ta themi, mbi të gjitha, studentëve serbianë këtë situatë gati pa rrugëdalje ua kanë “ujitur” baballarët e tyre me dekada, duke u shërbyer verbërist nazifashistëve: Millosheviq, Sheshel, Arkan, Stanishiq, Kraxhiq, Mlladiq e kompani.
E vërteta, krahasimet në mes demonstratave shqiptare në Kosovë dhe atyre në Serbi janë të nevojshme për një studim të gjërë shkencor eksplikativ. Prandaj, në këtë analizë deduktive po e shënoi një fakt se nga 1968 e deri më 1997 nuk ka pasë demonstratë studentore që nuk kam marrë pjesë, sidomos aktiv ishte gjenerata ime më 1968 e më vonë si vrojtues aktiv pa përjashtim. Por viti 1968 ishte fillimi që shënonte piknisjën e gjatë por të mundishme të burgjeve dhe fitoreve morale sepse e siguruam me sielljën tonë përkrahjën e tërë botës liridashëse, sepse rinia shqiptare në rend të parë nuk ishte raciste e as që kishte ngarkesa shoviniste, pra drejtohej me një nacionalizëm rrevolucionar, të personalitetve Martin Luter King dhe Çe Gevarë, të personalitetve që nuk urrenin si: Hasan Prishtina, Bjaram Curri, Emin Duraku, Adem Demaçi dhe tërë shkolla e tij proevropiane. Pra, demonstrata studentore shqiptare në Kosovë e kishte moto të pashkruar: antiracizmin dhe rrevolucionarën-çlirimin nga robëria.
Dallimi esencial në mes dy shkollave studentore, po shihet se peshon në faktin se: demonstatat në Kosovë (1968-1997) janë shtypur me polici, ushtri dhe tanke, për t` ua lëshuar pastaj hapësirën agjentëve të LKJ-ës, të cilët por si prokurorë zbulonin iridentistë dhe nacionalistë shqiptarë me të vetmin qëllim që të përparojnë në karrierë. Në këtë avanturë janë dëshmuar edhe shumë profesorë univerzitar, gazetarë dhe udbash shqiptarë. Dhe këtë realitet nuk guxojmë ta harrojmë, sepse duhët punojmë gjithëmonë që ajo rrethanë të mos përsëritët. Edhe më konkretisht, në Kosovë janë rrahur studentët dhe nxënsit, po edhe civilët shqiptarë deri në alivanosje nepër rrugë, publikisht. E vërteta më 1 tetor 1997 janë rrahur edhe profesorët deri në përxhakje, sidomos Rektori dhe shoqëruesit e tij. E vërteta ajo torturë që merrte përmasa masive ka vazhduar pastaj nepër burgje dhe kazamate dhe ka zgjatur me dekada, duke mbetur gjithëmonë persona nën hetime. Dhe, jo nuk ka pasë rrugë tjetër që e eviton atë gjendje robërie, përpos lufta e armatosur, i cila në instancën e fundit mund të thuhët se na është imponuar, sepse ishim të programuar të shfarosemi si pjesë e kombit.
Ndërsa, në Serbinë ekstreme sot ( më 2025), në shoqërinë e së cilës pozita e individit kurrë nuk ka qenë normale, nuk shihet askund as një ekip policor, ushtrak apo autoblindë që do të gjuante në stunetë. Madje,sigurimin e demonstrimit po shihet se po e organizojnë vet studentët, fakt ai që kur demonstronim edhe ne studentët shqiptarë, sigurimin në fillim e kishim në në plan të parë.Por, pas pesë minutave ishte dukuri se ndërhynin forcat e rendit marionetë dhe më asgjë nuk kishte kuptim të dëshmohet për çështje civilizuese, njerzore, për çlirim. E vërteta, pas çdo demonstrate dihej se fillonte gjuetia ndaj rinisë shqiptare liridashëse. Ndërsa në proces dhuna shtetërore serbosllave përhapej ndaj tërë popullsinë shqiptare, dhe asnjë familje nuk ishte e sigurtë, sepse i tërë populli ishte nën hetime. E vërteta, e them me përgjegjësi esenciale se populli shpirtërisht ishte gati në 85% në anën e demonstartave, si në qytete ashtu edhe në fshatra, kuptohët nëse kishte ndo një lëvizje të nevojshme për tubim të masës. Lidhur me këtë, nuk është e rastësishme se në pjesën veriore të Prishtinës, bje fjala ishte popullsia më e varfur e Kosovës. Por, në ditët e vështira ajo pjesë e popullsisë i ka dhuruar demonstratave dhe luftës gati të pamundurën. Dhe, nuk është e rastësisht që ajo lagje e kryeqytetit e mori emrin me meritë: “Kodra e Trimave”!
Në Serbi gjatë janar-shkurtit 2025 po ndodhë fenomeni i rrevolucionit, ku si preteks është marrë rrximi i një çatie ndërtesa që është bërë nga kinezët në Novi Sad, e ku kanë pasuar tragjedi mbi 15 persona të pafajshëm. E vërteta, si pasojë e asja tragjedie ka rënë qeveria, por nuk ka rënë ajka e krimit dhe idiocivizmit. Pra, studentët në Serbi po kërkojnë ndryshim, por ai nuk ka shansë të ndodhë.
Pushteti serbian si tregojnë faktet, ka marrë instruksione nga jashtë (nga Putini po se po), por edhe nga qendrat ekstreme të djathta në Perendim, që mos të intervenojë kundër demonstrimit me forca të rendit dhe sigurisë. E vërteta, disa ekcese të izoluara gjatë demonstrimit ndodhën në fillim. Por pushteti i xhelatëve të Vukovarit, Srebernicës (B.H), Prekazit, Reçakut, Mejës, Çyshkut, Rahovecit… (Kosovë) i friksuar nga rinia po thuej se u tërhoq nga çdo kundërshtim i hapët. E vërteta, nga një mision kriminal, pushteti në esencë edhe në Serbi, nuk u tërhoq fare, sepse ka filluar për të organizuar mitingje paralele, ku shquhet Kryetari i Serbisë, i cili po e “merr meritën” për çdo gjë, dhe me këtë gojtari po e merr përgjegjësinë për çdo krim, e ato janë të pallogaritëshme deri me tash. E sa do të zgjatë kjo provë e “muskujve”, në mes pushtetit xhakatar dhe studentëve rrevolucionar si fenomen që nuk flasin shumë, por që po dëshmojnë guxim dhe palëkundje nga lëvizja e tyre, ku kohë pas kohe tinzisht disia inkorporohet edhe opozita çyqare, por që nuk i dihët databaza e saj.E vërteta, deri më 1 mars 2025, studentët dhe ata që janë inkorporuar brenda organizimit demonstrues në Serbi siç shihët kanë sajuar një strategji të përkryer rrevolucionare: Nuk fyejnë, nuk flasin si liderë, nuk ftojnë për ideologji, por kanë ngjyrë politike që në çdo çast mund të shpërthejë në luftë civile. E vërteta, alternativitsh po dihet se demonsytratat e studentëve në Serbi, po i përkrahin të gjitha pushtetet demokratike në Evropë, dhe sidomos përkrahja ka të bëjë me fqinjët Ballkanas, me të cilët Serbia nazifashiste është në një luftë të pa shpalluar speciale. Dhe historikisht fqinjët e Serbisë kanë të drejtë morale, për t` i përkrahur studentët demonstrues, sepse janë në pozitë të rëndë nga pushtetët gjakatare të Beogradit. Mbi të gjitha, askush nuk investon në një rregjion të pasigurt si është bërë Ballkani Jugperendimore me Serbinë gjaksore brenda.
Mbi të gjitha duhët shtuar edhe këtë fenomen se: disa grupe studentore serbe në “heshtje”, kanë kërkuar mbështetje të tërthortë nga studentët e: Shkupit, Tiranës, Podgoricës, Sarajevës, Zagrebit, Lublanës, por jo nga studentët e univrziteteve të Republikës Kosovës, sepse është thënë inkognito në Beograd: “Pa u kërkuar pushteti falje shqiptarëve të Kosovës, për krimet e bëra, nuk kemi forcë morale që të kërkojmë prej tyre bashkë renditje për asgjë, edhe pse e dijmë se nuk do të mungonte” (Profesori patriot). Ky pohim është lëshuar nga Shtabi i studentëve demonstrant të Beogradit, pa lejen e kolegiumit të rektorëve. Pra, studenët e Beogradit, Novi Sadit dhe Nishit janë një hap para profesorëve të tyre. Megjithë atë, besimi është i ndërsjellë, thuhet në disa informata?
Nga tërë kjo që u tha më lartë kuptohet se shoqëria në Serbi më në fund është polarizuar në dy taborre, të cilat ardhmërinë nuk e shohin njësoj, sepse as të kaluarën nuk e kishin të një mendimi dhe veprimi. Pra, shoqëria serbiane po dëshmon se: ata që janë stralluar në të kaluarën kriminale janë pushteti si mbeturnë fundrinare e neofashizmit e ku mjerisht po shihet se bën pjesë edhe një përqindje e opozitës, e cila është në dilemë jetësore politike, kah të rreshtohët. Ndërsa, ata që janë rreshtuar në ardhmëri, janë studentët dhe pjesa dërmuerse e profesorëve me pensionerët e mesit dhe katundarët e varfër, por jo të ideologjizuar.
3.Tani shtrohët pyetja ku është Kisha Ortodokse serbiane si shpëtimtare “hyjnore”?
Si dukët, kleri e ka zgjedhur pozicionin e dinakërisë, që ta shijojë ndryshimin që do të ndodhë nga kumbonat dhe kanonet, që do të thot se kjo shtresë e mykur në shovinizëm dhe intriga do të duhej ta prodhonte një Martin Luter apo Fan Nol për ta nxierr nga humnera tërë shoqërinë serbiane, ku është plasuar së bashku me kreun e shtetit, sepse fillim e mbarim e kishin dhe e kanë një program, që të vrasin, dhunojnë dhe grabisin diersën e atyre që nuk ishin serbian në rend të parë deri sa ishin në shtetit e quajtur Jugosllavi, të cilën e lansuan si ide sllavët, por e krijuan si realitet fuqitë ngadhnjyese më 1919 në Versaj. E vërteta, atë ndryshim por serb, Beogradi e kulloti deri në fund të shekullit. E tash, u ka ardhur rendi ta hanë vetvetën, mjerisht para syve të studentëve që nuk duhet të janë fajtor, se kend e kanë prind.
Edhe një pyetje, shtrohet para lexuesëve. Ku është klasa e oligarkëve serbianë që kanë filluar ta terheqin kapitalin nga brenda dhe ta plasojnë nepër Glob, kush ku mundët. E vërteta, studenët po pyeisn: a mbrohën ata nga policia dhe ushtria serbiane. E si kanë vajtur çështjet deri me tash, rrezulton se oligrakët dhe pushteti janë pro Putinit, por edhe pro Grenellit, i cili sillët por si grajzi në shkretirë dhe hapur i ka shpallë socialdemokracisë Evropiane kryqzatë politiko-ekonomike, sepse iu ka djegur “gjinia”. Prandaj, i mjeri ai që mer në thua në xhembat e vënë prej tij, sepse deri ta merr vesh zotëria, “digjet Stambolli”, kanë thënë të vjetrit në Dradani. Në esencë ky realitet në Serbi dhe jashtë saj, vetëm sa do ta topitë dhe prolongojë rrxuemjen totale të sistemit nazifashist të Millosheviqit dhe Vuçiqit, i vëndosur në Serbi nga 28 qershor 1989, kur një grup i gjeneralëve dhe popave vendosi që ta likuidojë çdo kundërshtar të “popullit hyjnor”. E vërteta, këtë daignozë studentët e Serbisë duhet mirë ta studiojnë dhe ta sherojnë tërë godinën shoqërore me demokraci meritore, ashtu si mësonin: Svetozar Markoviqi, Dimitrije Tucoviqi, Millojko Pantiqi. Pra rruga dihët.
Si përfundim
Shumë vështirë do ta kanë studentët serbianë ta sherojnë shtetin e tyre të sëmurë nga paranoja dhe megalomania, sepse atë e drejtojnë disa huliganë politik, të cilët me një tirani e kanë vazhduar amanetin e mentorëve të tyre duke: vrarë, pre e gri fëmi, gra, pleq, plaka, gra shtatzëna,civilë pa armë në dorë e që nuk ishin serbe. Kjo bandë ishte në maje të pushtetit kur jipeshin urdhëra për bombardime të qyteteve dhe fshatrave të Kosovës robëruar. Po këta janë që kanë marrë pjesë në bombardimet e Vukovarit, Sarajevës, Srebernicës të cilën edhe OKB e kualifikoi Serbinë shtet gjenocidal. Dhe shto kësaj tragjedia edhe 1007 fshtarave të Kosovës, që i shndërruan në gërmadha, plus katër kampe të përqëndrimit; plus bartje të kufomave shqiptare nepër Serbi, për të humbur gjurmë; plus afro një milionë shqiptarë të deportuar jashtë Kosovës, fakte këto që dëshmojnë se mozaiku i luftës studentore serbiane, sidomos për sherim të shoqërisë do të jetë shumë i vështirë dhe i gjatë. E vërteta, ushtria serbiane 1991-1999 ka kapitulluar në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Por, prap pushtetarët serbianë kërcënojnë sepse janë shpirtërisht të deformuar, se do ta përfundojnë karierën e tyre tragjike, vetëm duke parë vargoj gjaku të njerëzve të pafajshëm, dje ndaj popujve tjerë, ndërsa tani për tani në oborrin e tyre.