By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi për Studime Juridike dhe Politike dorëzon padi ndaj MFPT-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Grupi për Studime Juridike dhe Politike dorëzon padi ndaj MFPT-së
Lajme

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dorëzon padi ndaj MFPT-së

Kosova Times
Last updated: 2025/02/18 at 3:15 PM
Kosova Times Published February 18, 2025
Share
SHARE

Shoqëria civile kërkon monitorin e procesit të rekrutimit për kategoritë e larta.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka dorëzuar padi për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. Përmes një konference për medie, shoqëria civile ka kërkuar nga gjykata që t’i obligojnë institucionet që në procedura të rekrutimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, të kenë mundësi të marrin pjesë si vëzhgues.

Qeveria e vendit në mbledhjen e saj të mbajtur në fund të muajit të kaluar emëroi Arton Ahmetin, sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Trasfereve. Në fjalën e tij ministri i Finacave, Hekuran Murati pati thënë se zgjedhja e sekretarit të ri erdhi pas një procesi të gjatë e me shumë ankesa.

“Megjithatë të gjitha këto janë trajtuar, janë shqyrtuar dhe janë shperrur të gjitha ankesat dhe tashmë kemi një mundësi që të lëvizim tutje me emërimin e kandidatit, Arton Ahmeti në pozitën e sekretarit në MFPT”, ka thënë Murati.

Mirëpo padi ndaj Ministrisë së Financave ka ngritur Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pasi konkursin po e konsiderojnë jo transparent.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publik që i japin të drejte shoqërisë civile që të monitorojnë proceset rekrutuese të kësaj natyre, Iniciativa CorrWatch kishte parashtruar kërkesë për monitorim më 13 gusht e 9 shtator 2024. Këto kërkesa ishin injoruar nga Ministria e cila më 11 shtator 2024, kishte publikuar listën e kandidatëve që e kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e Iniciativës CorrWatch edhe më 13 shtator 2024, kishin dërguar kërkesë për qasje në dosjen e kandidatëve dhe për monitorimin e fazave të tjera, e cila kërkesë po ashtu nuk u mor parasysh asnjëherë”.

Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, tha se shoqëria civile ka të drejtë të monitorojë proceset e rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese.

“Me vendimin e datës 23 janar 2025, Këshilli ka ardhur në përfundim që nuk është kompetent për të vendosur për këtë ankesë, por i njëjti ka konfirmuar të drejtën e shoqërisë civile, për të monitoruar proceset e rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese dhe obligimin e institucioneve publike që t’iu mundësojnë shoqërisë civile monitorimin e këtyre proceseve”, ka thënë Salihi.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike tha se shoqërisë civile i ishte mohuar nga Ministria e Financave një e drejte e garantuar me Ligjin për Zyrtarët Publik, monitorimi i konkursit të lartpërmendur.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times February 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
Kurti mirëpriti Chulick, thekson se Qeveria e Kosovës udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën
Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen dhënë Kosovës
Nëna e dy fëmijëve në SHBA akuzohet për 80 krime seksuale ndaj të miturve
Asnjë aksident fatal, 1851 tiketa trafiku dhe 9 të arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?