By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Promovohet libri ‘Klithma’ i autores Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Lajme

Hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/19 at 8:51 PM
Kosova Times Published February 19, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur sot se është hapur thirrja për rekrutime në Forcat e Armatosura, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentacionit do të jetë data 31 mars.

 

“Hapet thirrja. Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025”, shkruan Rama, krahas një videoje informuese në rrjetet sociale për rekrutimin e ushtarëve/detarë aktivë në FA.

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA-së dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në.

Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre.

Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm  mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura u ofron shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve janë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentesh.

Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

You Might Also Like

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Kosova Times February 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Është arratisur njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shkaku i zjarreve
Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë
Partia e Lirisë dënon arrestimin e Ilir Metës dhe akuzon qeverinë për terrorizëm politik
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?