By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet zgjidhje për problemin e mbledhjes së mbeturinave në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet zgjidhje për problemin e mbledhjes së mbeturinave në Prishtinë
Lajme

Kërkohet zgjidhje për problemin e mbledhjes së mbeturinave në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 4:13 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë me zhvillimet e fundit rreth procesit të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave si dhe faturimit të konsumatorëve. GLPS, Instituti GAP dhe INDEP thonë se situata e ambientit dhe shëndetit publik në Komunën e Prishtinës vazhdon të mbetet e cenuar.

“Menaxhimi i mbeturinave në Prishtinë mbetet një problem serioz dhe i pazgjidhur. Kryetari i Komunës së Prishtinës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, por situata e ambientit dhe shëndetit publik në Komunën e Prishtinës vazhdon të mbetet e cenuar. Për më shumë, ndryshimi i Rregullores Nr. 01-030/01-227581/23 ka krijuar paqartësi të shumta pasi përcaktonte që vetëm një kompani, konkretisht Kompania Regjionale për Mbeturina Pastrimi, do të kishte të drejtën ekskluzive të faturimit dhe inkasimit të pagesave për këtë sektor nga data 1 janar 2025, përgjegjësi kjo që deri në fund të vitit të kaluar kryhej nga vetë Komuna e Prishtinës”, thuhet në reagimin e kësaj iniciative.

Sipas tyre, qytetarët kanë shprehur shqetësim mbi mundësinë e faturimit të dyfishtë për të njëjtin shërbim, si dhe mbi mënyrën se si do të procedohet me pagesat për periudhën në vijim.

“Me 5 shkurt 2025, Komuna e Prishtinës njoftoi pezullimin e rregullores së re, duke theksuar se do të vazhdojë të kryejë faturimin dhe inkasimin e pagesave për menaxhimin e mbeturinave. Por, KRM “Pastrimi” e ka kundërshtuar këtë vendim të Komunës së Prishtinës, duke e konsideruar atë të pabazuar ligjërisht dhe në kundërshtim me rregulloren e re më lartë. Si pasojë, mbetet ende e paqartë se cili institucion do të jetë përgjegjës për faturimin dhe inkasimin e pagesave. Kjo situatë, qartësisht shkelë të drejtën më themelore pas të drejtës së mbrojtjes së jetës që garantohet me Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit: atë të informimit dhe mbrojtjes së të drejtave ekonomike”, vazhdon reagimi i GLPS-së, Institutit GAP dhe INDEP-it.

Përmes këtij reagimi, CorrWatch i bën thirrje Komunës së Prishtinës dhe KRM Pastrimi që ta sqarojnë urgjentisht këtë situatë dhe të shmangin çdo konfuzion për qytetarët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

TAGGED: #Iniciativa CorrWatch, #Mbeturina, #Prishtina
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu për pesë ditët e javës së ardhshme

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Një vullkan ka shpërthyer në Islandë dhe qyteti i Grindavik është nën kërcënim.
Dita e vendimmarrjes për BE-në dhe tarifat e Trump. Takohen Von der Leyen dhe Trump
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë `Prishtina 2030`
Ky është qyteti kryesor ukrainas i shënjestruar nga forcat ruse: ‘Shikoni çfarë na bënë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?