By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-së
Rajon / Botë

Kryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-së

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 3:53 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka biseduar me të dërguarin amerikan, Keith Kellogg, për mënyrat se si të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në konfliktin me Rusinë.

Vizita e Kelloggut në Kiev po zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Po ashtu, SHBA-ja dhe Rusia kanë mbajtur bisedime për përmirësimin e raporteve, por edhe për përfundimin e luftës në Ukrainë. Por, në takimin e mbajtur në Riad më 18 shkurt nuk ishte e pranishme Ukraina.

“I afirmova gatishmërinë e Ukrainës për të arritur paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapat e nevojshme”, shkroi Sybiha në X.

Ai ia përsëriti Kelloggut, i cili po qëndron në Kiev që nga e mërkura, se do të “ulem dhe do të dëgjoj” si pjesë e misionit të tij, duke theksuar se siguria e Ukrainës dhe ajo transatlantike janë “të pandara”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me Kelloggun sot. I dërguari i posaçëm amerikan veçse është takuar me komandantin e ushtrisë ukrainase dhe me udhëheqësit e shërbimeve të posaçme dhe të inteligjencës.

Në dy ditët e fundit, Trump ka sugjeruar se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës me Rusinë më 2022 dhe e ka quajtur Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”. Ai po ashtu ka thënë se mbështetja e publikut për Zelenskyn është e ulët.

Zelensky i është përgjigjur akuzave të Trumpit duke thënë se ai ka ngecur “në hapësirën e dezinformimit” që vjen nga Rusia, por një ditë më vonë ka deklaruar se ai shpreson në pragmatizmin amerikan.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Andrii Sybiha, #Keith Kellog
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Gjiganti i Mesdheut: Një kanion i bukur por i rrezikshëm ku turistët shpesh mbivlerësojnë aftësitë e tyre

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Arrestohet i dyshuari për prodhim të drogës sintetike në Zubin Potok
Osmani takon Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik
Erik ten Hag thotë se lëndimet e penguan suksesin e skuadrës
Një uragan goditi Karaibet, dëmet janë të mëdha. 40 të vdekur në Haiti, 4 në Xhamajka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?