By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rektori Hajrullahu: Pa një universitet kompetent, nuk ecim përpara si shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rektori Hajrullahu: Pa një universitet kompetent, nuk ecim përpara si shtet
Lajme

Rektori Hajrullahu: Pa një universitet kompetent, nuk ecim përpara si shtet

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 10:32 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar 55-vjetorin e themelimit me një manifestim dhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve me institucione partnere. Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, e cilësoi këtë përvjetor si të veçantë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të universitetit për të kontribuar në përparimin e shtetit.

“Pa një universitet kompetent do ta kemi të pamundur si shtet të ecim përpara,” tha Hajrullahu, duke vënë theksin tek rëndësia e përmbushjes së misionit të UP-së. Ai deklaroi se Universiteti i Prishtinës po bën përparime të dukshme dhe se “është vetëm fillimi”. Sipas tij, nëse të gjithë kontribuojnë sipas përgjegjësive që kanë, UP-ja do të mund të ecë përpara dhe të mos jetë vetëm një institucion që ka rezistuar ndër dekada, por të dëshmojë se është në rrugën e duhur për të përmbushur misionin e saj.

Hajrullahu gjithashtu theksoi nevojën për mbështetje më të madhe nga institucionet dhe vendosi tri vija të kuqe për UP-në: plagjiatura, ngacmimet dhe korrupsioni. “Unë besoj se situata është shumë më e mirë se sa shpërfaqet gjithandej,” tha ai, duke kërkuar raportim të drejtë dhe objektiv për Universitetin e Prishtinës.

Ai nuk la pa përmendur edhe sukseset e studentëve të UP-së, të cilët, sipas tij, kanë arritur të përzgjidhen në mesin e 40 ideve më inovative në botë, në një konkurrencë prej mbi 110 mijë idesh. “Kjo tregon për punën që ndodh në UP dhe sukseset në mësimdhënie, hulumtime dhe përmbushjen e misionit tonë për të lidhur hulumtimin shkencor me mësimdhënien dhe nevojat e shoqërisë në vendin të cilin jetojmë,” tha Hajrullahu.

Rektori bëri të ditur se UP po punon me statutin e ri dhe po përgatitë rregullore të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit. Ai gjithashtu theksoi se parimi i meritokracisë është i padiskutueshëm dhe se duhet të promovohet kompetenca në universitet.

“Vetëm duke e respektuar parimin e meritokracisë, ne do të arrijmë të zhvillohemi,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e transparencës, hapjes dhe llogaridhënies për të siguruar një konkurrencë të drejtë në universitet.

Universiteti i Prishtinës vazhdon të përballet me sfida, por sipas Hajrullahut, është në rrugën e duhur për t’u zhvilluar dhe për të përmbushur misionin e tij.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri

Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën

Kurti thotë se në fillim vit do të shpërndahet rroga e 13-të

Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar

TAGGED: #55 vjet, #Arben Hajrullahu, #Universiteti i Prishtinës
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak paralajmëron javë dinamike në Davos

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Osmani dhe Luque flasin për fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave
Policia Kufitare e rajonit Lindje parandalon një rast të kontrabandimit të kafshëve
Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar
Pas masakrës së Besllanit: Rruga drejt “shpëtimit” e një nëne që humbi fëmijën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?