By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënpresidenti Vance, paralajmërime për Evropën gjatë takimit të konservatorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nënpresidenti Vance, paralajmërime për Evropën gjatë takimit të konservatorëve
Rajon / Botë

Nënpresidenti Vance, paralajmërime për Evropën gjatë takimit të konservatorëve

Kosova Times
Last updated: 2025/02/21 at 5:39 PM
Kosova Times Published February 21, 2025
Share
SHARE

Nën Presidenti JD Vance paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e tij konservatore lidhur me politikën e jashtme, gjatë takimit vjetor të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, në praninë e politikanëve të huaj që thonë se mbështesin agjendën e Presidentit Donald Trump.

Siç njofton Zëri I Amerikës, gjatë konferencës doli përsëri në pah ndryshimi i qëndrimit lidhur me aleancën SHBA-BE.

Nën Presidenti JD Vance paralajmëroi Evropën. “Natyrisht, do të vazhdojmë të kemi aleanca të rëndësishme me Evropën. Por se sa të forta do të jenë këto aleanca do të varet nga fakti nëse i udhëheqim shoqëritë tona në drejtimin e duhur”, tha Nënpresidenti.

Zoti Vance foli të enjten në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator. Takimi i këtij viti tërhoqi udhëheqës evropianë me prirje të djathtë nga Argjentina, Britania, Polonia, Hungaria dhe Italia.

Analistët thonë se ata po shohin në kohë reale procesin e shpërbërjes së një prej aleancave më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se duhet ta trajtojmë shumë seriozisht atë që po ndodh në konferencën vjetore. Jemi dëshmitarë të një ndarjeje të Shteteve të Bashkuara nga aleatët tanë tradicionalë në Evropë, nga NATO-ja. Ky është një partneritet 80-vjeçar që tani duket se po pëson krisje. Mendoj se ky është një shqetësim për amerikanët dhe për Evropën”, thotë Jim Kessler nga Instituti “Third Way.

Por jo të gjithë evropianët kanë mospajtime me administratën e Presidentit Trump.

“Jepini fund luftës. Presidenti Trump ka të drejtë. Njësoj siç e ka deklaruar edhe kryeministri jonë, kjo luftë duhet të mbarojë sepse nuk na çon kurrkund. Është marrëzi. Qindra mijëra vetë po vdesin”, u shpreh Balázs Orban, drejtor politik i Kryeministrisë së Hungarisë.

Diana Iovanovici Șoșoaca, anëtare e Parlamentit Evropian që kryeson një parti të ekstremit të djathtë në Rumani, i tha Zërit të Amerikës se e kishte ftuar administrata e Presidentit Trump. Ajo tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator. Ajo foli mbi pikëpamjet e përbashkëta me Presidentit Trump, qëndrime që sipas saj, çuan në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë për t’i ndaluar pjesëmarrjen në garën presidenciale të vitit 2024.

“Sepse kam qëndrime kundër Bashkimit Europian, NATO-s, kundër nxitjes së luftës, apo çështje të ngjashme. Për shkak të deklaratave të mia për lirinë, sepse isha kundër vaksiminit ndaj Covid- it dhe sepse isha kundër maskave, unë isha zëri i Rumanisë, siç ju jeni Zëri i Amerikës dhe kjo u konsiderua si opinion anti-kushtetues dhe për këtë arsye nuk kisha të drejtë të zgjidhesha”, shprehet Shoshoaça.

Konferenca e Veprimit Politik Konservator ndikoi në ngritjen e zotit Trump në krye të politikave konservatore. Zoti Trump iu drejtua kësaj Konference gjatë mandatit të tij të parë; ndërsa në takimin vjetor të këtij viti, ai pritet ta mbajë fjalën të shtunën.

You Might Also Like

Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj

Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Lukoil po shet kompaninë e saj jashtë vendit, përfshirë dhe në Serbi te kompania qipriote Gunvor Group, në pritje të miratimit të OFAC

Vuçiq kërkon një Dodik të ri?

TAGGED: #Evropa, #JD Vance
Kosova Times February 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mungesa e sinjalizuesve në rrugën Kijevë-Dollc vështirëson qarkullimin

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Horoskopi ditor për 11 gusht
Kosova nuk e arriti Kupën e Botës, por synon Evropianin
Kjo është e papranueshme në Japoni: treni u vonua 17 minuta, arsyeja është e çuditshme
Policia në Prishtinë shqipton 600 gjoba trafiku vetëm në 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?