By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!
Opinion

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/21 at 8:08 AM
Kosova Times Published February 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më të mirë zgjedhor të LDK-së. Këtë e dinë disa nga miqtë me të cilët kemi komunikuar gjatë fushatës zgjedhore, të cilëve ua kam thënë se LDK-ja do të ngritët deri në 20% e jo më lartë, por, për fat të keq mbeti edhe më poshtë se kaq!

50% e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane

Edhe pse isha i zhgënjyer me përpilimin e listës zgjedhore, heshta përgjatë para fushatës dhe fushatës zgjedhore, me të vetmin qëllim që mos ta dëmtojë partinë e zemrës time-ish LDK-në rugoviane!

Mirëpo, pas debaklit zgjedhor, duhet të ngrihet fuqishëm zëri i të gjithë ish veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, të larguar dhe anashkaluar pamëshirshëm nga grupet e interesit dhe matrapazët politikë!

Duhet të bien fuqishëm kambanat e alarmit për elektoratin rugovian të LDK-së, që të ngrihen të gjithë me kërkesën për rimëkëmbjen e partisë shtetformuese.

Ngritja e LDK-së është e mundur vetëm përmes fillimit të një procesi të ndryshimit substancial, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike brenda partisë e jo sikurse deri më tani me lista të mbyllura dhe me aklamacion!

Të gjithë në Kosovë e dinë se mbi 50 % e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane, të zhgënjyer me kapjen e partisë nga grupet e interesit, nga matrapazët dhe mercenarët, nga parashutistët dhe kontrabandistët e votës së lirë të qytetarëve.

Dy dekada të humbura janë shumë për LDK-në

Subjekti politik i cili për dy dekada nuk arrin ta shijojë asnjë fitore në zgjedhjet nacionale duhet të reformohet shpejt, në mënyrë substanciale dhe përmbajtësore e jo të mbahet me infuzion (me mercenarë të importuar nga partitë e tjera) nga njëra palë zgjedhje në tjetrën!

Në demokraci nuk është tragjike mbetja në opozitë për një mandat politik dhe as nuk është tragjike e të qënurit partia e dytë, por është tragjike për një subjekt të traditës demokratike që në dy palë zgjedhje rresht të ngelet partia e tretë dhe të mos jep llogari askush për këtë dështim!

Mungesa e (pa) përgjegjësisë politike do ta dëmtojë akoma më shumë LDK-në!

Për këto dy dekada të humbjeve serike të LDK-së disa herë jam zhgënjyer, por e kam rimarrë veten, por kësaj radhe jam zhgënjyer aq keq saqë vetëm një iniciativë e mirë dhe e shëndoshë reformuese do të më bëjë të shpresoj për një të nesërme më të mirë të LDK-së!

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, kudo që jeni, në Kosovë dhe në Diasporë, e di që jeni edhe më të zhgënjyer sesa unë me rezultatin zgjedhor. Nëse dëshironi që kjo të mos na përsëritët më, duhet të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të LDK-së nga shkatërrimi sistematik i grupeve të interesit, ngase nesër mund të bëhet tepër vonë siç ishte vonë për zgjedhjet e 9 shkurtit!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 25 qershor

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse
Ahmeti për Vardarin: Tragjedi që na ka goditur, ngushëllime familjeve
Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta me moral të lartë
Bresalci, Cërrnica dhe Mireshi po bëhen me laboratorë për analiza biokimike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?