By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit
January 15, 2026
Osmani pret Prattipatin, pranon urimin për Vitin e Ri nga Donald Trump
January 15, 2026
Paraburgim njëmujor për S.R., i dyshuar për dhunën dhe sulmet në Zveçan
January 15, 2026
‘Kjo është fantastiko-shkencore, qelizat e mia sulmuan kancerin!’: Terapia revolucionare do të vijë së shpejti…
January 15, 2026
Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit
Lajme

KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 5:58 PM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Derisa numërimi i votave për kandidatët që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të premten mbrëma përfundoi në tërësi, në 38 Qendra Komunale të Numërimit, një tjetër proces po shkon drejt fundit. Fjala është për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë.

“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140 ndërkaq janë refuzuar 3,269”, tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

I ka bërë të ditura edhe arsyet se përse janë refuzuar këto dërgesa.

“Ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit, janë dërguar më shumë se një herë, kanë dërguar më shumë se një fletëvotim”, tha zëdhënësi, Elezi.

Siç ka bërë të ditur ai, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.

Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104 mijë e 924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84 mijë e 600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20 mijë e 324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

“Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha Elezi.

Njoftoi se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.

Ndërkohë, një tjetër proces që pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme është edhe ai i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Janë gjithsejtë 12 mijë e 801 fletëvotime me kusht që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, derisa vota që u dhanë nga persona me nevoja të veçanta me 9 shkurt, janë 2 mijë e 597, numërim i cili do të behet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

You Might Also Like

Osmani pret Prattipatin, pranon urimin për Vitin e Ri nga Donald Trump

Paraburgim njëmujor për S.R., i dyshuar për dhunën dhe sulmet në Zveçan

Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe atij për automjete

Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA

TAGGED: #Diaspora, #KQZ, #Pako me fletëvotime, #Vlerësimi
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kushtetuesja po e shqyrton ankesën e Listës Serbe

Kosova Times Kosova Times October 19, 2025
Raketat balistike po fluturojnë drejt Izraelit. Civilëve u është urdhëruar të hyjnë në strehimore
Putini fton Vuçiqin në Moskë
Publikohet fletarrestimi ndërkombëtar për Grubin
Kryeziu: Ka shumë propagandë nga Serbia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?