By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e Zyrës së UNICEF-it në UP: Edukimi, prioriteti ynë i vazhdueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shefja e Zyrës së UNICEF-it në UP: Edukimi, prioriteti ynë i vazhdueshëm
Lajme

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në UP: Edukimi, prioriteti ynë i vazhdueshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 12:51 PM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Në një takim të shefes së Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronica Vashchenco, me rektorin Arben Hajrullahu dhe dekanin Blerim Saqipi, u kërkuan rrugë e mundësi për vazhdim bashkëpunimi me qëllimin e përmirësimit të sistemit të edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Mysafirja Vashchenko, tha se Universiteti i Prishtinës mund të shërbejë si magnet, për të tërhequr të gjitha palët e interesuara që merren me edukimin dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve, ndërsa shtoi se edukimi ishte, është dhe do të jetë prioritet i UNICEF-it, duke treguar edhe për përvojën e mirë që UNICEF-i ka pasur me Fakultetin e Edukimit si formë e sigurimit të qëndrueshmërisë së nismave e aktiviteteve.

Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim dhe duke u përkrahuar nga UNICEF-i në Kosovë, është duke zbatuar një sërë aktivitetesh për avancimin e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe në sektorin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Rektori Hajrullahu paraqiti objektivat zhvillimore të universitetit, prioritetet dhe nevojën e avancimit të praktikave të mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve si dhe gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin me UNICEF-in në Kosovë.

Dekani Blerim Saqipi tregoi për zhvillimet dhe reformat e bëra në programet e përgatitjes së mësimdhënësve dhe aktivitetin kërkimor në edukim si dhe propozoi aktivitete të përbashkëta me UNICEF-in dhe akterët e tjerë në fushën e zhvillimit të programeve të edukimit në inkluziv për fëmijërinë e hershme dhe edukimin fillor, fushën e zhvillimit të shkathtësive të buta dhe shkathtësive që kërkohen nga vlerësimet ndërkombëtare, si PISA, si dhe në sektorin e inovacionit me anë të integrimit të teknologjisë në zhvillimin e mendimit kritik dhe inovacionit.

“Fakulteti i Edukimit po bën reformat e duhura dhe po dëshmon sukses në adresimin e debatit të munguar në sektorin e zhvillimit të praktikave të mësimdhënies dhe cilësisë në edukim, duke dëshmuar që edhe në Kosovë ky fakultet po merr rolin si është praktikë në universitete të mira në Evropë që të kontribuojë në një diskurs zhvillimor në sektorin e arsimit”, tha dekani Saqipi.

Rektori Arben Hajrullahu, tha se Universiteti i Prishtinës ka shumë për të ofruar në aktivitetet e përbashkëta me Zyrën e UNICEF-it duke u bazuar edhe në përvojën e mirë të deritanishme, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, ndërsa sugjeroi edhe bashkëpunimin me UNICEF-in për krijimin e programit të shkollimit të mamive në Fakultetin e Mjekësisë së UP-së.

Për ndihmën rreth kësaj çështjeje u pajtua edhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronica Vashchenco që në Rektorat erdhi e shoqëruar edhe nga specialistja për edukim, Kozeta Imami. Në takim mori pjesë edhe prodekania për shkencë dhe zhvillim e Fakultetit të Edukimit, Blerta Perolli-Shehu.

Në fund, rektori Hajrullahu, mysafires së tij nga UNICEF-i, ia dhuroi plaketën e Universitetit të Prishtinës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

TAGGED: #Arben Hajrullahu, #Veronica Vashchenco
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Samiti i Berlinit, Kurti: Akti terrorist nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar

Kosova Times Kosova Times October 16, 2023
“Heroi” imagjinar
Hovenier për djegien e veturave në veri: Qeveria të kërkojë llogari për këto vepra kriminale
Zelensky i thotë jo regrutimit të 18-vjeçarëve, i bën thirrje SHBA-së për më shumë armë
Ashtu si në Korenë e Veriut: Shikoni sikletin e paparë të mediave të Vuçiqit, që po bën që rrjetet sociale të digjen…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?