By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tretja e traditës demokratike në LDK!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tretja e traditës demokratike në LDK!
Opinion

Tretja e traditës demokratike në LDK!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 9:27 AM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që një parashutist i zbarkuar në LDK para vetëm 6-7 vjetësh, do t’i thotë një themeltari: “Ju ftoj të vazhdoni me kontributin tuaj, në qeverisjen e LDK-së ka vend për të gjithë”! Ndryshe kjo ishte një përgjigje e kryetarit të partisë për mospranim në listën zgjedhore të një veprimtari të orëve të para të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK do të bie kaq poshtë

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që armiqtë dhe kundërshtarët politik të Rugovës do të ngjiten në majat e LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që një fitues i “Big Brother”-VIP Kosova do ta zë vendin e një themeltari në listën zgjedhore të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që do të vie dita që në LDK, më shumë të dëgjohet zëri i një ardhacaku dhe mercenari sesa i një veprimtari që e ka bartur mbi supet e veta barrën e aktivitetit në vitet më të rënda dhe më të vështira, në kohën kur “pasuli hahej nga një kokërr” në Kosovë!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK-ja do të zbresë kaq poshtë në elektorat, sa të mos mund sigurojë as komisionarë për qendra të votimit!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që nga shtëpia e vjetër do të dalin sloganet “Lidhja e Re” dhe “Ruga e Re”, për t’i larguar komplet tre shkronjat e arta-LDK!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK-ja do t’i del në përkrahje kundërshtarit politik për ta zgjedhur tradhtaren e partisë presidente të shtetit!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që Flamuri Dardan do të valvitet nëpër tubimet e rivalëve politik të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që do të ndodhë ky ‘mishmash’ i madh politik brenda LDK-së, kur nuk dihet kush është në të vërtetë rugovist e kush tjetër përfitues i rugovizmit brenda këtij subjekti politik!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që prindërit e VIP-ave apo futbollistëve do t’i zënë vendet e themeltarëve në LDK!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që antirugovistët do të bëhen bashkë për “ringritjen” e LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që blerja e posteve në LDK bëhet me para dhe kundërvlerë tjetër të ulët, por gjithnjë kam besuar se postet fitohen me meritokraci dhe më votë të lirë dhe demokratike, siq ka qenë në traditën e LDK-së Rugoviane.

Ngufatja e zërit të themeltarëve dhe veprimtarëve të orëve të para

Me riciklime dhe me vota mercenarësh nuk ngritët LDK-ja dhe as nuk kthehet fryma Rugoviane, përkundrazi dhunohet demokracia e brendshme partiake dhe ngulfatet zëri i themeltarëve, i atyre që bartën barrën e aktivitetit në kohët më të vështira.

LDK-ja nuk mbahet me kica e kuca, as me pula klluqe e me knojsi të mëngjesit, as me dylberë e skifterë por me burra dhe gra të ndershme, me djem dhe vajza të guximshme të kohës nëpër të cilën po kalojmë.

Vetëm fryma e pastër e filozofisë politike rugoviane do ta forconte politikisht dhe do ta ngritte elektoralisht “Rrugën e Re” të Lumir Abdixhikut, buzëfoshnjorit të LDK-së.

Nuk është mençuri marrja e dhjetëra mijëra votave nga parashutistët e orëve të fundit nga dezertorët e partive rivale dhe të humbasësh në tjetrën anë qindra mijëra vota nga themeltarët dhe veprimtarët e orëve të para të LDK-së!

E di që yryshnikët e pushtetit e kanë të vështirë të qëndrojnë në opozitë, por as pushteti si patericë e partive tjera nuk i ngritë më lartë, përkundrazi i tkurrë akoma më shumë.

LDK-ja e dikurshme vërtetë ka qenë akademike dhe shkollë për partitë e tjera, kurse sot nuk është më akademike, as e mençur dhe e ditur si dikur!

Për faktin se “akademikët” e sotëm nuk janë me vepra e me shkollë, por me plagjiaturë!

Ju kujtohet fare mirë, çka ju patë bërë Hashim Thaçi “akademikëve” të LDK-së  me plagjiaturë në Kuvend, dhe asnjëri prej tyre nuk guxonin ta ngrisnin kokën lartë për ta kundërshtuar, por qëndronin të strukur dhe kokulur në kolltukët e tyre!

Kjo është LDK-ja e sotme e tretur drejt fundit në opozitë, të cilën asnjëherë nuk e kemi dëshiruar ta shohim të tillë!

Nga unë mbështetësi i palëkundur i filozofisë politike Rugoviane apo ADN-së politike të shqiptarëve të Kosovës dhe ushtari besnik i atdheut tim.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Televizioni iranian publikoi një video të sulmit në të cilin u vra lideri i Hezbollahut në Bejrut

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Pekini shkakrkon ish-ministrin e mbrojtjes dhe ministrin e jashtëm nga postet qeveritare
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin
Bogujevci në Këshill të Evropës: Jam e mbijetuar e një masakre – Kosova është krah Ukrainës
Vdes kamarieri pas ngrenies se mocarela
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?