By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulohet një koronavirus i ri, mund të kalojë nga lakuriqët e natës te njeriu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Zbulohet një koronavirus i ri, mund të kalojë nga lakuriqët e natës te njeriu
Shëndetësi

Zbulohet një koronavirus i ri, mund të kalojë nga lakuriqët e natës te njeriu

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 6:04 PM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës, i cili paraqet rrezikun e transmetimit nga kafshët te njerëzit. Ky virus përdor të njëjtin receptor njerëzor si ai që shkakton Covid-19.

Studimi, i publikuar nga “Cell”, është kryesuar nga virologia e njohur Shi Zhengli, e cila ka bërë kërkime të gjera mbi koronavirusët te lakuriqët e natës. Ky studim është realizuar në bashkëpunim me Laboratorin e Guangzhou, Akademinë e Shkencave të Guangzhou, Universitetin e Wuhanit dhe Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Origjina e Covid-19 mbetet ende një çështje e diskutueshme, por disa studime sugjerojnë se ai mund të ketë kaluar nga lakuriqët te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Shi Zhengli ka mohuar çdo lidhje të institutit të Wuhanit me përhapjen e pandemisë.

Koronavirusi i ri i përket një linje të HKU5, e cila u identifikua për herë të parë në një lakuriq japonez në Hong Kong. Ai është pjesë e merbekovirusëve, ku përfshihet edhe virusi që shkakton Sindromën e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS), shkruan A2 CNN. Studimi zbuloi se ky virus mund të lidhet me enzimën e konvertimit të angiotenzinës (ACE2) tek njerëzit, ashtu si SARS-CoV-2.

Shkencëtarët raportojnë se ky virus është në gjendje të infektojë qelizat njerëzore dhe indet e kultivuara që imitojnë organet e frymëmarrjes dhe të tretjes. Megjithatë, një studim i mëparshëm nga Universiteti i Uashingtonit dhe Universiteti i Wuhanit kishte arritur në përfundimin se ky virus nuk lidhej në mënyrë efikase me receptorët njerëzorë ACE2. Ekipi i Shi Zhengli ka zbuluar se lloji i ri i virusit është më i përshtatur ndaj ACE2 njerëzor në krahasim me variantin e mëparshëm të HKU5, çka e bën të mundur transmetimin ndërmjet llojeve të ndryshme.

Pavarësisht kësaj, studiuesit theksojnë se efikasiteti i këtij virusi në infektimin e njerëzve është shumë më i ulët se ai i Covid-19. Për këtë arsye, ata sugjerojnë monitorim të mëtejshëm, por nuk e konsiderojnë një rrezik të lartë për popullatën njerëzore.

You Might Also Like

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

8 vitamina kyçe që gratë duhet të marrin për imunitet dhe vitalitet më të mirë

TAGGED: #Koronavirus i ri, #Lakuriqët e natës, #Njeriu
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Kosova Times Kosova Times December 3, 2023
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar
Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur
Pjesëtarët e dehur të forcave ruse hapën zjarr ndaj mercenarëve të grupit famëkeq “Wagner”, Prigozhin u tërbua…
Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?