By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Investimi në shkollën ‘Zef Lush Marku’ në Brekoc, gëzon nxënësit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Investimi në shkollën ‘Zef Lush Marku’ në Brekoc, gëzon nxënësit
Lajme

Investimi në shkollën ‘Zef Lush Marku’ në Brekoc, gëzon nxënësit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 8:41 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc të Gjakovës tash e tutje procesin mësimor do ta zhvillojnë në kushte më të mira, pas rinovimit të objektit shkollor.

Kjo, pasi këto ditë përfunduan punimet në rinovimin e tërësishëm të objektit shkollor, brenda dhe jashtë tij, përfshirë këtu edhe dy poligonet sportive dhe bibliotekën me sallë të leximit. Po ashtu të gjitha klasat për mësim dhe 7 kabinete në kuadër të tyre, janë kompletuar tërësisht.

“Renovimi i shkollës ka qenë shumë i mirëseardhur, këtu në shkollën tanë janë ndërtuar gjithsej shtatë kabinete të cilat mundësojnë që përveç punës teorike mund të zhvillojmë edhe punë praktike”, tha Patrik Pepaj, nxënës i kësaj shkolle.

E lumtur për kushte më të mira në shkollë është shfaqur edhe nxënësja, Leona Komoni.

“Jemi shumë të lumtur që i kemi të gjitha kushtet e mira si për shembull ngrohjen, sallën e edukatës fizike përpos kabineteve që do të thotë i kemi kushtet maksimale”.

Arsimtarja e lëndëve Kimi e Biologji tha se ndër renovimet është edhe kabineti kimi – biologji, i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e lëndës, jo vetëm në mënyrë teorike, por edhe praktike.

Drejtori, Pjetër Doda, ka treguar në detaje çka është rinovuar në objektin e shkollës.

“Kulmi dhe izolimi i jashtëm tërësisht, të gjitha dyert dhe dritaret, ngrohja qendrore, ngjyrosja brenda dhe jashtë tërësisht, kështu që kjo faktikisht është një godinë e re. Ka 7 kabinete domethënë i plotëson kushtet për një shkollë evropiane”, tha ai.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, konsideron se përfundimi me sukses i këtyre punimeve ka qenë shumë i domosdoshëm.

“I kemi pasur të zotuara fondet e Bashkimit Evropian, edhe ka qenë jetike që komuna e Gjakovës të buxhetonte dhe të përfundonte renovimin e kësaj shkolle”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të arsimit në Gjakovë, kostoja e përgjithshme e këtij projekti ishte mbi 250 mijë euro.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

TAGGED: #Brekoc, #ShFMU ‘Zef Lush Marku’
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjermania e mbyll raundin si kreu i Grupit A, siguron kualifikimin edhe Zvicra

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Seuli: Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
KQZ e Shqipërisë kërkon nga prokuroria ta parandalojë shitblerjen e votave
Kurti ngushëllon familjen Latifi,falënderon ekipet për operacionin në Ujman
MPB do të mbaj takim me përfaqësues të medieve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?