By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Deficiti tregtar prej 29,6% në janar 2025, krahasuar me janar 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ASK: Deficiti tregtar prej 29,6% në janar 2025, krahasuar me janar 2024
Lajme

ASK: Deficiti tregtar prej 29,6% në janar 2025, krahasuar me janar 2024

Kosova Times
Last updated: 2025/02/25 at 1:45 PM
Kosova Times Published February 25, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2025. Deficiti tregtar ka shënuar një rënie prej 29.6% në janar 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

 

“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 29,6% në muajin janar 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 414,1 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 319,6 milionë Euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin  me 12,6%”, njofton ASK.

Eksporti i mallrave në muajin janar 2025 kishte vlerën 59,7 milionë Euro, ndërsa importi 473,8 milion Euro, që është një rënie prej (-1,1%) për eksport, si dhe një rritje prej 24,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 14,0% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 20,4% e përbëjnë produktet minerale; 14,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 10,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,5 milionë Euro, ose rreth 37,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,8%), Italia (4,0), Holanda (3,9%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204,5 milionë Euro, ose 43,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,1%), Italia (6,1%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24,1 milionë Euro, ose 40,0% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 10,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,5%), Shqipëria (14,5%), Serbia (4,5%), Mali i Zi (4,4%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 83,6 milionë Euro, ose 17,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 45,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (7,7%), Shqipëria (6,2%), Serbia (3,0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13,1 milionë Euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,8%) dhe SHBA (2,8%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 185,7 milionë Euro, ose 39,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12,9%) dhe Kina (12,1%).

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times February 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Meta publikon VIDEO-n: Këtu kalon gjarpri, por jo treni

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve
Ngjarjet e ditës
Ky vend prish të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin!
Kryepeshkopi i Alaskës kërkon falje për takimin me Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?