By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Riformësimi i narrativës: Kosova në shekullin XIX nën vështrimin shkencor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Riformësimi i narrativës: Kosova në shekullin XIX nën vështrimin shkencor
Lajme

Riformësimi i narrativës: Kosova në shekullin XIX nën vështrimin shkencor

Kosova Times
Last updated: 2025/02/25 at 12:14 PM
Kosova Times Published February 25, 2025
Share
SHARE

Në një përpjekje për të riinterpretuar dhe ndriçuar një periudhë kyçe të historisë së Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës organizoi konferencën shkencore “Kosova gjatë shekullit XIX: Një vështrim shkencor mbi dinamikat sociale”.

 

Qëllimi kryesor i këtij takimi është zhvillimi i një analizë të thelluar të dinamikave sociale, politike dhe ekonomike që formësuan Kosovën gjatë shekullit XIX.

Profesor dr. Nuredin Ahmeti, shef i degës së Historisë, në adresimin e tij tha se studiues të ndryshëm shekullin e XIX e kanë quajtur si ‘shekulli i gjatë i Perandorisë Osmane’, për shkak të ngjarjeve që ndodhën brenda tij.

“Reformat e njohura gjatë këtij shekulli në Perandorinë Osmane dhe pakënaqësitë e prodhuara nga këto reforma janë shpërfaqur me reagime të ndryshme nga popullata”, tha prof. Ahmeti, teksa përmendi edhe studiues turq, që kanë trajtuar këtë periudhë kohore në studimet e tyre shkencore.

Ahmeti tha se historiografia shqiptare është përqendruar në zbardhjen e ngjarjeve, luftërave, kryengritjeve në këtë shekull.

“Zbardhja e luftërave, konflikteve është në interes për të kaluarën, por edhe për të tashmen tonë, por edhe zbardhja e aspekteve sociale”, tha Ahmeti, derisa përmendi historianë shqiptarë që kanë trajtuar këtë kohë në shkrimet e tyre në shkencën e historisë, si: Hasan Kaleshi, Skënder Riza, etj.

Lidhur me aspektin ekonomiko-social të ngjarjeve në shekullin XIX, Ahmeti tha se studiues të rinj kanë trajtuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë në mënyrë të thukët.

Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë shumë studiues të historisë dhe të fushave të tjera shkencore, si dhe personalitete të shumta shkencore.

You Might Also Like

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

Kosova Times February 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskuton për seancën e re plenare

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Parada e fitores në Moskë: Putin mban një fjalim, më pas skuadrat e paradës marshojnë nëpër Sheshin e Kuq
A është Rusia gati të bëjë gjithçka për ta mbajtur Vuçiçin?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Dardanet e reja nis përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?