Notification
Show More
Latest News
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim
April 8, 2025
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur delegacionin e deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës. Presidentja Osmani u shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e deri tek përpjekjet e përbashkëta për avancimin e synimeve euroatlantike. Sipas komunikatës për media nga presidenca, ajo theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Francën dhe rolin e saj kyç në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. “Duke folur për sfidat e sigurisë në rajon, Presidentja Osmani vuri theksin në tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ajo theksoi se këto tendenca të Serbisë janë të qëllimshme dhe të koordinuara, duke përmendur sulmin e agresionit në Banjskë, sulmet dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it nga bandat serbe, si dhe sulmet e vazhdueshme terroriste të dirigjuara dhe mbështetura nga Beogradi”, thuhet në komunikatë. Në kontekstin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani potencoi mungesën e vullnetit të Serbisë për zbatim të marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar këtë si një pengesë serioze për përparimin e dialogut dhe për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. “Më tej, presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët pa dallim. Ajo theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është garanci për mbrojtjen e lirive themelore dhe për rritjen e standardeve demokratike në vend, ndërsa shtroi nevojën e mbështetjes së Francës në këtë proces”, vazhdon njoftimi. Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë në anën e vlerave euroatlantike dhe do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.
April 8, 2025
‘Etno Fest’ do të shënojë 15 vjetorin me ‘Identitetin’
April 8, 2025
Konjufca: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Francën
April 8, 2025
Konjufca priti kryetarin e partisë rome, Albert Kinolli
April 8, 2025
Ballina
Politikë
Lajme
Tema
Gjeopolitikë
Opinion
Rajon / Botë
Ekonomi
Lajme
Tema
Financa
Turizëm
Bujqësi
Kulturë
Lajme
ShowBiz
Moda
Shëndetësi
Sport
Hi-tech
Teknologji
Shkencë
Search
Home
Home News
Home 2
Home 3
Home 4
Home 5
Categories
Bookmarks
Customize Interests
My Bookmarks
More Foxiz
Blog Index
Sitemap
Have an existing account?
Sign In
Follow US
Bujanoc
Last updated: 2025/02/26 at 11:49 AM
Kosova Times
Published February 26, 2025
Share
Welcome Back!
Sign in to your account
Username or Email Address
Password
Remember Me