Sipas njoftimit të Prokurorisë, Njësia e Policisë Kundër Pastrimit të Parave, ka intervistuar të dyshuarit e, më pas, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje për shkak të dyshimit të bazuar se, Nikçi dhe Shalaku kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtar, cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe përdorim i paautorizuar i pasurisë’.

“I dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, njofton përmes një komunikate për medie Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.