By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turr e vrap drejt grazhdit politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Turr e vrap drejt grazhdit politik!
Opinion

Turr e vrap drejt grazhdit politik!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/27 at 8:01 AM
Kosova Times Published February 27, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tani kur janë duke u numëruar ‘kokrrat’ e fundit të bereqetit elektoral, politikanët e zgjedhur janë duke e pritur me padurim që t’i afrohen grazhdit politik! Ende pa hyrë në ‘S(ht)allen e madhe’ të kuvendit të quajtur Parlament i Kosovës, n Qeveri dhe Presidencë, tashmë i kanë harruar zgjedhësit e tyre, pasi mendjen e kanë tek koalicionet për grabitjen e pushtetit!

Me vota t’miletit deri tek tagjia e pushtetit

Nga legjislatura e parë e Kuvendit të pasluftës e deri më sot, e njëjta simfoni po luhet në Kuvendin e Kosovës! Dakordim dhe ç’akordim për interesa personale, kacafytje dhe shtyrje me bërryla, sharje dhe fyrje sa për t’a trullosur popullin kinse e kanë hallin e tyre, dhe me të përfunduar Seancat e Kuvendit të gjithë bëhen bashkë në grazhdin e pushtetit.

Fajet nuk i kanë këta që lajnë ‘çoke’ me fatin e popullit, por ata që po i votojnë të njëjtët grindavec dhe yryshnik të pushtetit, që për interesa të pushtetit, lërë që harrojnë miq e shoqëri, e harrojnë edhe ‘nënën parti’ që ua mbushi grazhdin me ndihmën e popullit të mashtruar në vijimësi!

Deputetët me votën e popullit ‘Tempullin e Demokracisë’ e kanë kthyer në Koleseum të kontaminuar me gaz molotovi, me gjuhë rrugaçërie të përballjes së egër politike për llogari të liderëve partiak.

Vërtetë është paradoksale qysh nuk u mbushen mend një herë kjo popullatë e mjerë që ju besojnë aq lehtë rrenave të politikanëve mashtrues!

Kështu, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën po votojnë për t’zezën e shtetit dhe t’vetes së tyre!

Sa kalon koha e tagjisë, pason koha e harresës kolektive

Për habi, përsëri të njëjtët njerëz votojnë për të njëjtët njerëz!

Por, edhe ka vite që të njëjtët njerëz nuk votojnë më për asnjë subjekt shkaku i rrenave të politikanëve dhe katandisjes së tyre morale!

Si pasojë e kësaj, deputetët veteran janë duke i zënë frymën parlamentit dhe proceseve demokratike në veçanti. Të tillët janë duke i penguar reformat brenda partive politike dhe reformës zgjedhore në përgjithësi!

Tashmë kanë kaluar dy dekada që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2004, që ata që qeverisin me vendin nuk e kanë legjitimitetin e plotë shkaku i mosdaljes së elektoratit në zgjedhje!

Zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025 shënuan rekordin e rënies elektorale. Shifrat flasin për vetëm 40 % të qytetarëve me të drejt vote që kanë marrë pjesë në proces zgjedhor!

Edhe pse kjo është situatë tepër shqetësuese, deri më tani asnjë liderë partiakë dhe asnjë subjekt politik nuk po e ngrit zërin e ndërgjegjes për mungesë legjitimiteti, por turr e vrap drejt grazhdit politik!

Megjithatë, nga minoranca e daljes në zgjedhje do të nxjerret mazhoranca e pushtetit për qeverisjen antidemokratike dhe jo legjitime me vendin!

Në secilin vend të lirë dhe demokratik, kur zgjedhjet bojkotohen nga 60%-shi i popullatës, zgjedhjet shpallen të pavlershme!

Në rastin konkret, kur lideri i partisë më të madhe zgjedhjet i shpalli ‘Referendum Popullor’, gjëja e parë duhej bërë pas humbjes së ‘Referendumit’ duhej të ishte dorëheqja apo tërheqja nga gara për formimin e qeverisë, për ta respektuar vullnetin e shumicës (60% përqindësh) në kuadrin e 40-shit të dalë në zgjedhje!

Nëse ndokush nga popullata nuk e di ta bëjë dallimin mes zgjedhjeve dhe referendumit, le ta pyesin njeriun që i thirri në referendum!

Unë më 1 shkurt, pra një javë para zgjedhjeve, përmes shkrimit analitik ju pata paralajmëruar se ‘Referendumi nuk kalon’!.

Meqenëse tek ne nuk vlen asnjë kriter dhe as një normë morale, 40 përqindëshi e më pak se kaq do të qeverisë me vendin deri në zhbërjen e çdo vlere njerëzore dhe parimi bazik të demokracisë!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takon deputetët grekë, Kosova e para për demokraci në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times March 4, 2023
Kapen grabitesit e armatosur te pikes se karburanteve
Vidhte xhevahire dhe relike nga kishat e Irpinia, një murgeshë në arrest shtëpie
Kurti uron komunitetin rom: Jemi të përkushtuar për të drejta të barabarta
Pastrimi i plazheve, Rama: Turistë dhe qytetarë iu bashkuan ekipeve në terren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?