By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales
Lajme

Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales

Kosova Times
Last updated: 2025/02/27 at 8:00 PM
Kosova Times Published February 27, 2025
Share
SHARE

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë refuzuar për herë të të dytë brenda pak kohësh kërkesën që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vizitojë babanë e tij të sëmurë. Familja e Thaçit kanë thënë se refuzimi përveç i padrejtë dhe johuman, është edhe politik, derisa gjendja e babait të tyre thonë se është përkeqësuar shumë kohën e fundit.

Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për t’u kthyer në Kosovë e të vizitojë babanë e tij të sëmurë.

Familja e tij, refuzimin e radhës nuk e ka pritur mirë, derisa përmendin se gjendja e Haxhi Thaçit ka shkuar duke u përkeqësuar.

Idriz Thaçi, vëlla i ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin, kritikon specialen për vendimin, të cilin e konsideron jonjerëzor e politik.

“Babës i është përkeqësuar sërish gjendja shëndetësore dhe ai vazhdimisht po kërkon të flas me Hashimin, ta shoh atë. Kjo është e hera e tretë që po hospitalizohet brenda një periudhe të shkurtër dhe gjendja e tij çdoherë e më shumë po përkeqësohet. Përballë kësaj gjendjeje, refuzimi i vizitës së vëllait tonë nga ana e Dhomave të Specializuara është johuman, i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të tij. Nuk ka procedurë apo rregullore që nuk ia mundëson vizitën, prandaj ky refuzim është vetëm politik”, ka thënë Idriz Thaçi.

Gjykata Speciale, njoftoi një ditë më parë, se sërish ka refuzuar kërkesën, e dytë që Hashim Thaçi, ka bërë përmes avokatëve, për të qëndruar në Kosovë, duke thënë se ka alternativa të tjera që ai të jetë në kontakt me babanë e tij.

“Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e z.Thaçi për këtë vizitë sepse situata e babit të z.Thaçi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk janë krijuar kushte për të lejuar vizitën në mbikëqyrje”, ka thënë zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se, një kërkesë e tillë do duhej të aprovohej, meqë procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve tashmë është drejtë përfundimit, dhe arsyet janë humanitare.

“Më nuk ka arsye që dikush të ndikonte në dëshmitarë sepse tashmë dëshmitarët e prokurorisë nuk do të ftohen për tu dëgjuar dhe tani vjen radha tek palët e tjera, që të ftojnë dëshmitarët e vetë, por edhe kur mundësohet ajo vizita personat që janë nën përcjellje ata s’kanë kontakte me persona të tretë as nuk japin deklarata për media dhe janë nën përcjellje dhe kanë kontakt me familjarët e ngushtë…”, ka thënë Amer Aliaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat.

Dhomat e Specializuara, së voni kanë konfirmuar edhe aktakuzën e dytë ndaj Thaçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kosova Times February 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Badallaj në finale të Kampionatit Evropian në boks

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Pulë e shpejtë në salcë
BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës
Goditet një rafineri nafte në rajonin e Leningradit
Greta Thunberg gjobitet për mosbindje në një protestë për klimën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?