By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit
Lajme

Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/28 at 1:10 PM
Kosova Times Published February 28, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në përvjetorin e masakrës civile në fshatrat Likoshan e Çirez ka përkujtuar të rënët, mes tyre edhe Rukije Nebiu, 27 vjeçaren shtatzënë e cila u vra nga forcat speciale serbe.

 

Kurti në një postim në Facebook, përkujton se më 28 shkurt 1998, sulmi i forcave speciale të Serbisë, me artileri të rëndë, vazhdoi për 28 orë në fshatrat Likoshan dhe Çirez.

“Pas sulmeve me helikopterë dhe makina ushtarake, hynë forcat policore serbe. Brenda dhomës vranë me armë zjarri Rukie Nebihun, 27 vjeçare. Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Në prehër kishte vajzën e saj 3 vjeçare.

Rukies ia vranë edhe bashkëshortin Ilirin, 30 vjeçar dhe kunatin Xhemshirin, 33 vjeçar. Atë ditë u vranë edhe 17 civilë shqiptarë të paarmatosur.

Sot përkujtojmë civilët shqiptarë të vrarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).

Përkujtojmë dëshmorët Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) që ranë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë”, shkruan Kurti.

Kryeministri thotë se për këtë masakër të parë të luftës së fundit, nuk kanë ndarë drejtësi as prokuroria ndërkombëtare pas çlirimit dhe as kjo e shtetit tonë pas shpalljes së pavarësisë. Gjatë këtyre 27 viteve, shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e së vërtetës.

Kurti shtoi se ende ka plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë, që presin të dëshmojnë.

“Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat jetojnë me plagët e hapura dhe mungesën e përgjegjësisë. Përkulemi me respektin më të thellë ndaj të gjithë burrave e grave që ranë në rrugën tonë të gjatë për liri dhe Republikë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit!”, ka shkruar Kurti.

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times February 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet vendosën të shpenzojnë 100 miliardë rubla për blerjen e 250 mijë dronëve

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Kurti pritet t’i takojë sërish përfaqësuesit e BE-së
Moti sot, kryesisht i vranët me mundësi për reshje
Aliu dhe Vakali flasin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë
Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?