By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngjarja e (pa)pritur në ‘Shtëpinë e Bardhë’, alarm për Kosovën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ngjarja e (pa)pritur në ‘Shtëpinë e Bardhë’, alarm për Kosovën!
Opinion

Ngjarja e (pa)pritur në ‘Shtëpinë e Bardhë’, alarm për Kosovën!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/02 at 7:58 PM
Kosova Times Published March 2, 2025
Share
SHARE

Atyre që Amerika ua financon Lirinë, Luftën dhe Sigurinë, ka të drejtë t’u shfrytëzojë edhe pasuritë!

Shkruan: Florim ZEQA

Krenaria e lypsarit dhe mëshira e shpëtimtarit!

Për dallim nga politika dinake dhe perverse e evropianëve, politika amerikane është më transparente dhe e drejtpërdrejt. Sa herë që e kemi merituar ndihmën e tyre, ajo nuk na ka munguar, por edhe sa herë që e kemi shpërfill vullnetin e tyre jemi qortuar, por, për fatin e mirë deri më tani nuk jemi ndëshkuar!

Të gjithëve na kujtohet reagimi i ish-ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kohën e bllokadës politike të koalicionit VLAN në vitin 2014, kur ju drejtua liderëve të këtyre partive me fjalët, por citoj: “Mos e dh…punën”, dhe pa një pa dy e zhbllokuan situatën e ngërçit politik.

Por presidenti Trump është më i drejtpërdrejt, aspak teorik, për të mirë apo për të keq, nuk i fsheh mendimet e veta dhe ua thotë troç në fytyrë të gjithëve siç ua kishte thënë më 4 shtator të vitit 2020 në ‘Zyrën Ovale’ presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes historike!

Mirëpo, për dallim nga ish kryeministri ynë, fatin më të hidhur e kishte presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili u përballë me faktet dhe me fjalët e superfuqisë botërore njëkohësisht!

Në politikë askush nuk të jep asgjë pa marrë diçka në këmbim

Kjo është një rregull e pashkruar, por e zbatuar historikisht në ndihmat ekonomike dhe ushtarake për shtetet e vogla apo të mëdha qofshin ato!

Liria e Kosovës është aq ngushtë e lidhur me Amerikën, saqë nuk mendohet ekzistenca e shtetit tonë pa të!

E meqë është kështu, ne shqiptarët duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në veprimet tona karrshi aleatit dhe sponsorit kryesor të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Shqiptarët e Kosovës duhet t’ia rikujtojnë vetes dhe të tjerëve, se liria dhe pavarësia e jonë janë vepër e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, prandaj, më shumë duhet të sillemi si të varur nga ushtria amerikane sesa e pavarur nga Serbia!

Kosova, e cila ende nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm ushqime për nevojat e popullatës së saj edhe përkundër qindra milionave të subvencionuara në bujqësi pa e punuar tokën fare, atëherë dikush duhet ta paguaj në fund faturën e këtij dështimi të madh!

Ne jemi tepër të vegjël t’i mbajmë ders politik Amerikës, aq të vegjël saqë ajo duhet t’na shikojë me mikroskop në hartën gjeopolitike të Evropës kundrejt Ukrainës!

Lypsari nuk e përfilli kërkesën e shpëtimtarit

Ajo që pamë në ‘Shtëpinë e Bardhë’ në dukje të parë është e pazakontë, por në realitet ndodhi ajo (s)pritej të ndodhte, pasi lypsari nuk e përfilli kërkesën e shpëtimtarit!

Kaq e thjeshtë është kjo punë!

Ne shqiptarët nuk duhet të kapemi shumë pas Ukrainës, pas një vendi mos njohës të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Por duhet të rreshtohemi fuqishëm pas Amerikës, shtetit që na i hoqi prangat e robërisë shekullore!

Medoemos duhet t’i përshtatemi rregullave të reja të gjeopolitike e cila tashmë ka ndryshuar në disfavorin e shteteve të vogla dhe të pa ndikim në politikën globale siç jemi ne shqiptarët.

Amerika ka qenë dhe duhet të jetë udhërrëfyesi ynë.

Se si do të sillet ajo me ne në të ardhmen varet nga qasja dhe përkushtimi ynë ndaj vlerave perëndimore!

Nëse fati ynë mbetët vetëm në dorën e Evropianëve, atëherë dihet çfarë mund të ndodh me ne!

Deri tani, Evropa historikisht ka qenë e padrejtë me ne, e tillë është edhe BE-ja e sotme me mosnjohje nga kjo organizatë dhe nga pesë shtete përbërëse të saj, duke na mbajtur nën sanksione të ashpra ekonomike dhe politike.

Evropa për 14 vite resht si ndërmjetësuese në dialogun politik me Serbinë nuk ka treguar vullnet dhe as aftësi për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë.

Prandaj, përfundimisht çështja duhet të kalojë në dorën e amerikanëve, në të kundërtën dihet çka na pret si popull dhe si shtet!

Mbetem me shpresën që lidershipi i Kosovës nuk do të vie deri në atë pikë që të përjetojë të njëjtin trajtim që Zelensky e mori nga presidenti Trump!

Fati ynë është dhe mbetet në gërshetimin e interesave amerikane në Ballkan, përkatësisht me interesat tona, në të kundërtën, çdo kundërthënie e jona ndaj interesave amerikane mund të jetë fatale për ne!

Në këto momente historike për fatin e kombit tonë, ne shqiptarët duhet të bashkohemi si asnjëherë më parë dhe të flasim me një zë të vetëm pa dallime pozitë dhe opozitë. Në të kundërtën rrezikojmë të mbetemi të anashkaluar dhe të pambrojtur në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja e (pa) pritur në ‘Shtëpinë e Bardhë’ duhet t’na shërbej si moment reflektimi për unifikim të qëndrimeve dhe veprimeve të politikës shtetërore, për t’i lënë mënjanë dallimet partiake dhe inatet personale!

Heshtja dhe mos deklarimi i liderëve tonë shtetëror rreth asaj që ndodhi në takimin Trump-Zelensky ne Zyren Ovale flet shumë për pozicionin e tyre të dh…!

Madje disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve partiakë, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës dhe falënderues SHBA-ve dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Për shqiptarët dielli lind në perëndim!

You Might Also Like

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosovës i duhet me urgjencë edhe një projekt ligj për hapjen e dosjeve politike

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

I vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
IPK nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që e ndryshoi raportin për rastin në Podujevë
Sllovaki: Dy persona të vdekur pas sulmit në një bar të komunitetit LGBT
Fundosen drejtorët “hajdutë” të Bashkisë së Tiranës
Barbano nga sot është zyrtarisht në krye të EULEX-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?