By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit
Lajme

Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit

Kosova Times
Last updated: 2025/03/02 at 8:22 PM
Kosova Times Published March 2, 2025
Share
SHARE

Rritja e tarifave të energjisë elektrike për sivjet është vlerësuar si e pashmangshme nga njohës të fushës. Ata thonë se qytetarët dhe ekzekutivi duhet ta kundërshtojnë rritjen prej 35%, ashtu siç është kërkuar. Por nga Ministria e Ekonomisë kanë deklaruar se ZRRE është institucion i pavarur, i cili i shqyrton dhe i cakton tarifat e reja.

 

Se a do të shtrenjtohet energjia elektrike në prill, këtë çështje Ministria e Ekonomisë ia ka lënë në dorë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të vendosë.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili i ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe e bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thonë për RTK nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërsa, nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se janë në fazën e vlerësimit të aplikacioneve të KEDS-it KESCO-s dhe KOSTT-it, të cilat përfshijnë kërkesat për shtrenjtim të energjisë.

Njohës të energjetikës kanë deklaruar se nëse nuk ka kundërshtime nga ekzekutivi dhe qytetarët, nga 1 prilli faturat do të shtrenjtohen dukshëm.

“Ata kanë kërkuar që t’u lejohen të hyra mbi 400 milionë euro dhe është rritja diku rreth 40 milionë euro shtesë. Kjo në bazë të konsumit që është bërë në vitin 2024 dhe parashikimit për vitin 2025, andaj rritja prej 35% është e pashmangshme nëse nuk ka kundërshtime nga qytetarët dhe institucionet e shtetit”, tha Lulzim Beqiri, njohës i energjetikës

Sipas Beqirit, për ta shmangur shtrenjtimin e energjisë elektrike gjatë viteve të ardhshme, është kërkuar që të bëhen më shumë investime në këtë sektor.

Rritja e tarifave vlerësohet se është e pashmangshme për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë si dhe nevojës për import shtesë.

“KESCO, KEDS dhe KOSTT kanë dërguar aplikacionet në ZRRE duke u nisur nga mungesa e prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u gjatë 2024. Nevoja për importe shtesë tregon se është e pashmangshme një rritje e tarifave të energjisë elektrike gjatë 2025-tës për shkak se kjo është si rrjedhojë e një minusi që ka KESCO dhe KEDS diku prej 80 milionë euro që ata kërkojnë të kompensohen në periudhën 2025-2027”, tha Adhurim Haxhimusa, njohës i energjetikës.

“Globalisht ka rritje të shpenzimeve për energji elektrike. Edhe Kosova parimisht ka me pas, varet se sa institucionet e shtetit, Ministria e Ekonomisë e qeveria ndajnë fonde për ngritjen e kapaciteteve. Nëse  shkojmë me rehabilitime besoj që vazhdimisht kemi me pas probleme, si kemi pasur tash e 10 vite. Pra do të duhej një strategji më e mirë e investimeve për të rritur kapacitetet prodhuese. Përndryshe do të duhet të importojmë dhe kostoja e importimit është jashtëzakonisht e lartë”, tha Lulzim Beqiri, njohës njohës i energjetikës.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës, por nuk është deklaruar nëse do ta kundërshtojë ngritjen e tarifave, sipas kërkesave të operatorëve.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thanë të martën se edhe qytetarët dhe palët tjera mund të japin komente dhe sugjerime sa u përket tarifave të reja të energjisë elektrike.

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times March 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haradinaj: Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti, boll ma!

Kosova Times Kosova Times September 25, 2022
Gërvalla takon studentët në Salzburg, flet për situatën në Kosovë
Eriksson pret ndeshje të hapur, thotë se Anglia ka shanse
Arrestohet 30-vjeçari në Viti pasi gjuajti me armë zjarri
Edin Kolgeci, kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?