Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e kryeministrit Albin Kurti ndaj medieve.
“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Kurti në Gjilan.
E kjo deklaratë e kryeministrit për AGK-në është e papranueshme.
“AGK-ja e dënon këtë gjuhë të kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, thuhet në reagim.